Haradinaj i kërkon Edi Ramës të heqë taksën e Rrugës së Kombit në qoftë se duam që të …

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria të heqë taksën për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”.

Advertisements

Në një intervistë për televizionet në Kosovë, Haradinaj ka deklaruar që Thaçi duhet t’i kërkojë Ramës të nisë hapin e parë.

“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë”, ka thënë Haradinaj në RTK duke iu referuar afërsisë mes Hashim Thaçit dhe kryeministrit Rama.

Advertisements

“Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin”, është shprehur Haradinaj, raportet e të cilit me homologun e tij në Tiranë nuk janë aspak të mira javëve të fundit.

Më tej Haradinaj ka theksuar se është për një bahskim konkret të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha”, ka thënë më tej kryeministri i Kosovës, duke thumbuar kështu Hashim Thaçin pas deklaratave të tij për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: që të mos shkojnë fjalët para punëve”, është shprehur Haradinaj.

Artikulli paraprakZbuloni si pritet të jetë moti sot
Artikulli tjetërTi nuk je analist, ti je një servil i Partisë Demokratike, Shkullaku-Ballës: Ti nuk ke shtyllë kurrizore(Video)