Gënjeu për Bleona Matën, i riu nga Maqedonia kërc.ënon me jetë moderatoren e ‘Pa gjurmë’/ Mesazhi

Gazetarët e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, janë kër.cënuar nga një i ri nga Maqedonia, i cili dy ditë më parë bëri një deklaratë ekskluzive për emisionin kur tha se kishte pasur kontakte me Bleona Matën. Në një mesazh të mbërritur në numrin personal të moderatores së emisionit, Odeta Dume, i riu nga Maqedonia, i identifikuar si Met Xheladini ka kërc.ënuar se nëse nuk do të fshihen deklaratat e tij, do të shkojë në Polici.

Advertisements

Ai thotë se publikimi i deklaratës së tij i ka shkaktuar probleme në shtëpi, pa e menduar se sa shqetësime mund t’i ketë shkaktuar ai familjes së Bleonës, e cila është “si në gjemba” dhe pret padurim për të mësuar një informacion sado të vogël për të mësuar mbi fatin e vajzës së tyre. Edhe pse gënjeu, në vend që të kërkojë falje ai kërcënon se do hedhë në gjyq emisionin, dhe si për të treguar që e ka shumë seriozisht dhe se “Pa gjurmë” duhet t’ia ketë frikën, publikon edhe foton e tij me armë në duar…edhe pse kjo përbën një kr.im më vetë.

“Brenda 24 orëve këto biseda do të fshihen. S’keni turp, sa probleme më keni sjellë në familje. Dijeni që për këtë akuzë do ju dërgojnë në prokurori e gjykatë dhe do më dëmshpërbleni.Të fshihen brenda 24 orëve dhe të më kërkoni publikisht falje”, shkruan Xheladini në mesazhin e mbërritur në adresë të moderatores së emisionit.

Advertisements

Lidhur me këtë, moderatorja dhe emisioni “Pa gjurmë” ka bërë kallëzim në Polici.

Ndërkohë, ai pati një qëndrim ndryshe dje në një lidhje telefonike, ku u shpreh se ka gënjyer se kishte parë nga afër Bleona Matën, pasi ka pasur nevojë për para që të blinte dro.gë.

“Unë jam Meti, pashë në incizimet e juaja që më keni akuzuar dhe do të më denonconi në polici, unë kërkoj falje, më vjen shumë keq për këtë rast, nuk di si ta shpjegoj, kam qenë në gjendje shumë të keqe, jam penduar, e kam bërë për lekë. Kam probleme psikike, jam marrë me dr.ogë dhe e kam bërë për lekë. E di si është dhimbja dhe kur të bëhem baba do ta kuptoj. I kërkoj shumë falje zonjës Bukurie, jam aty cfarë do ajo, i kam borxh jetën. Kërkoj shumë falje. Ato lekë që m’i ka dërguar Bukuria, unë ia kthej lekët, vetëm të mos më denoncoj në polici” tha dje i riu nga Maqedonia.

Artikulli paraprakE rëndë! Përmbyset varka, shtatë të vdekur dhe shumë të zhdukur
Artikulli tjetërKur hyj e dal me ndjejnë, Laert Vasili dhe Salianji shpërthejnë në fyerje mes tyre: E di se rol gay kishe dhe …