Gjendet i varur në kasolle shqiptari në Itali, u zhduk një muaj më parë(Emri)

Gjendet i pajetë Dorian Licaj, shqiptari që u zhduk rreth një muaj më parë në Itali. Trupi i të riut u gjet i varur dhe në një gjendje dekompozimi, në një kasolle rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e tij, në Maullit.

Advertisements

Ndërkohë, pranë trupit të 31-vjeçarit u gjet biçikleta e tij, disa sende personale dhe telefoni i fikur. Policia italiane bën me dije se i riu ishte vetëvr.arë dhe mjekët nuk kanë asnjë dyshim tjetër.

Ata madje janë shprehur se ai mund të jetë vetëvrarë ditën kur u denoncua i zhdukur, më 30 prill. Që prej kësaj dite në Itali kishin mbërritur nga Shqipëria të afërm të Dorianit, të cilët në bashkëpunim me policinë bënë të mundur gjetjen e tij.

Advertisements

Dorian kishte shkuar në Itali që në janar të këtij viti dhe ishte në kërkim të një pune. Ai u largua natën e 30 Prillit nga Marina di Ragusa, ku ishte mysafir tek kushërinjtë e tij dhe nuk u kthye më.

Kushërinjtë e kanë përshkruar si një njeri që vuante nga ankthi dhe para se të largohej ai kishte lënë një letër ku kërkonte falje për vuajtjet që do u shkaktonte njerëzve të familjes dhe të afërmve lidhur me veprimin që do bënte.

Artikulli paraprakAstrit Patozi uron Arba Kokalarin, por nuk kursen ironinë: Shqipëria mbërriti në Europë, por treni i nisur me qymyr prej shumë vitesh akoma …
Artikulli tjetërTurp! Xheison, e di zemër, sa fiton Paria e ‘Rolling Hills-it’ me qokat e lotëve të tu?!