Monika Kryemadhi: Për shkak të Edi Ramës nuk i shoh fëmijët e mi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me maturantët nga gjimnazet e Tiranës duke bërë edhe një deklaratë të fortë.

Advertisements

Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se largimi i të rinjve nga vendi është një këmbanë alarmi, ndërsa përmendi edhe fëmijët e saj.

“Edhe pse unë jam 45 vjeç, të njëjtat probleme kanë fëmijët e mi.

Advertisements

Kur merresh me politikë bëhesh indeferente e problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë.

Ndërkohë në anën tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë kërkojnë të largohen.

E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju.

Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror.

Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme“, tha Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se politika dështoi në bërjen e Shqipërisë.

“Shqiptarët me protestat e fundit kanë treguar se e kanë vr.arë frikën, madje e kanë kapërcyer paksa. Por qëllimi nuk është që të tregojmë muskujt përballë kundërshtarëve.

Të rinjtë duhet të kërkojnë një arsim më të mirë. Ne mendojnë se ju meritoni shumë më shumë edhe pse kemi qenë pjesë e qeverive të kaluara, ne i pranojmë edhe gabimet tona.

Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë dhe ne duhet t’u japim ju kurajën që ta bëni ju Shqipërinë që meritoni.

E them këtë më bindje të plotë se 30 vitet e tranzicionit iu kanë kushtuar brezave dhe të gjithë shqiptarëve”, tha ajo.

Para të rinjve, ajo u shpreh se ka ardhur koha që vendi të mos ketë lider të fortë, ndërsa premtoi forcimin e arsimit.

“Ne mendojmë që ka ardhur koha që Shqipëria nuk ka nevojë për të pasur një lider të fortë. Shqipëria ka nevojë për sistem të fortë.

Ju nuk keni nevojë për një drejtoreshë shkolle që është e fortë, ju keni nevojë për një sistem shkollor, për mësues të fortë e të mirë.

Nuk është forca duke vendosur diktatin e notës, por forca vjen me dijen që ka mësuesi dhe me atë çka ofron mësuesi.

Nuk vjen forca dhe nënshtrimi i nxënësve duke vendosur policin te dera e shkollës, por vjen forca te dëshira që u instalohet fëmijëve për të vajtur në shkollë.

Nuk vjen forca as duke i detyruar për të blerë libra të shtrenjtë apo libra që janë jashtë kurrikulave, por vjen duke u krijuar më shumë hapësira nxënësve për të lexuar”, tha Kryetarja e LSI-së.

Artikulli paraprakE paralizuan me lëng dhe i gra.bitën 60 mijë euro tregtarit, kush është vajza që e futi në kurth
Artikulli tjetër“Jam gati të ulem me Lulin”, Edi Rama tregon kushtin e vetëm