Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një plagosje nga një përplasje e grupit të Feros me grupit të menaxherit On Records, Met Elshani.
Advertisements
Mes grupeve ka patur fillimisht një përplasje fizike që ka çuar deri në nxjerrjen e armëve duke lënë edhe një të plagosur, shkruan Albeu.com.
Ndërkaq kanë dalë edhe pamje nga përlasja e dhunshme.
Advertisements
” Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :
o M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .
Personat e arrestuar:
o Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:
o A.K mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.
Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.” thuhet në komunikatë