Sul.mohet gjyqtari Sokol Binaj ndërsa gruas së tij i bëjnë gjëmën. Nga Tahiri te Izet Haxhia, ja dosjet që ka shqyrtuar

Makina e bashkëshortes së gjyqtarit të Apelit për Kri.me të Rënda, Sokol Binaj është përfshirë nga flakët pak pas mesnate, duke gdhirë dita e djeshme.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”, aty ku kryqëzohen rrugët “Grigor Heba” e “Gjik Kuqali”, në Tiranë. Automjeti tip “Opel Corsa”, ngjyrë vishnjë, me targë TR 9837 S, ka qenë i parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e Komisariatit nr.2. Burime nga Policia thanë se nga verifikimet e kryera në vendin e ngjarjes, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Advertisements

Automjeti është në pronësi të Laureta Binajt, edhe ajo e punësuar në organet e sistemit të drejtësisë, por pa lidhje me hetimet, konkretisht në zyrën e Protokollit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Më herët, ajo ka ushtruar edhe detyrën e koordinatores për mediat në Prokurorinë e Përgjithshme. Mësohet se makina e saj ka pësuar dëmtime nga zjarri në pjesën e motorit dhe në fenerin e krahut të djathtë të bagazhit.

Duke qenë se në automjet janë konstatuar dy vatra zjarri, larg njëra-tjetrës, njëra në pjesën para dhe tjetra në pjesën e pasme, ekspertët kanë dyshime se ngjarja është e qëllimshme. Megjithatë, Policia thotë zyrtarisht se mjeti ka marrë flakë në parking, pa dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes.

“Në mesnatë, në rrugën ‘Grigor Heba’, në kryqëzim me rrugën ‘Gjik Kuqali’, në parking, ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta, në mjetin në pronësi të shtetases L.B.. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, tha dje Policia.

HETIMI

Burime nga Policia thanë dje se pas ngjarjes, u janë marrë deklarime gjyqtarit Sokol Binaj dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë theksuar se nuk kanë ndonjë konflikt. Paraprakisht, Policia ka dyshime se ngjarja është një sulm për shkak të detyrës, jo vetëm të gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda, por edhe të bashkëshortes së tij, që është pjesë e administratës së Prokurorisë për Krime të Rënda. Sokol Binaj, nga Gjirokastra, është gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, por ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë.

Ai është një ndër gjyqtarët që ka qenë i përcaktuar me short për dosjen e grupit të Emiljano Shullazit, çështje për të cilën ai u tërhoq me arsyetimin se kishte shqyrtuar edhe më parë çështje për të njëjtin grup. Po ashtu, Binaj ka qenë pjesë e trupit gjykues, i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Më herët, ai ka qenë edhe një nga gjyqtarët e çështjes “Lazarati”.

Aktualisht, Sokol Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dosjen e Izet Haxhisë. Nuk dihen me saktësi motivet e ngjarjes, megjithatë grupi hetimor po verifikon të gjitha pistat e mundshme.

Mësohet se në zonën përreth vendit të ngjarjes janë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie për të parë të gjitha lëvizjet e dyshimta në zonë, para dhe pas momentit kur ndodhi ngjarja. Deri tani ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve, por Policia thotë se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

DISA NGA ÇESHTJET GJYQESORE

1. Sokol Binaj ishte një ndër gjyqtarët që ka qenë i përcaktuar me short për dosjen e grupit të Emiljano Shullazit, çështje për të cilën ai u tërhoq, me arsyetimin se kishte shqyrtuar edhe më parë çështje për të njëjtin grup.

2. Binaj ka qenë pjesë e trupi gjykues, i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

3. Më herët ai ka qenë edhe një nga gjyqtarët e çështjes “Lazarati”.

4. Aktualisht, Sokol Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dosjen e Izet Haxhisë.

Njoftimi paraprak i Policisë

Policia e Tiranës thotë zyrtarisht se mjeti ka marrë flakë në parking, në rrethana ende të paqarta, por pa dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes. “Në mesnatë, në rrugën ‘Grigor Heba’, në kryqëzim me rrugën ‘Gjik Kuqali’, në parking, ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta, në mjetin në pronësi të shtetases L.B.. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, tha dje në njoftimin paraprak Policia e kryeqytetit.

PANORAMA

Artikulli paraprakAktori i Portokallisë i bën atë që nuk pritej gruas se tij: Mbetëm duke ngrënë vetëm sallatë, do e kthej permbys …
Artikulli tjetër“A je gati për testin e dro.gës”, Rama pranon sfidën e Berishës, por si kusht i kërkon që …