Arrestohen dy shqiptarë në portin e Barit, e pabesueshme se ku e kishin fshehur kok.ainën

Dy kamionistë shqiptarë 30 e 44 vjeç u arrestuan në Portin e Barit në Itali me akuzën e tra.fikut ndërkombëtar të dro.gës.

Advertisements

Gjatë kontrollit në doganën e portit të Barit në automjetin e tyre që vinte nga Holanda me destinacion Shqipërinë, u gjetën rreth 7 kg kok.ainë e mbi 150 mijë euro cash.

Kamioni transportonte patate të ngrira nga Hollanda në Shqipëri e tranzitonte përmes portit të Barit.

Advertisements

Lënda narkotike së bashku me paratë ishin fshehur në një vend të modifikuar enkas në kabinën e shoferit.

Kok.aina ishte e konfeksionuar në 6 pako ndërsa paratë cash ishin në bankonota në prerje 20 e 50 euro

Dy shtetasit shqiptarë janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane në bur.gun e Barit.
/Ora News.

Artikulli paraprakMjekët po bëheshin gati për t’i heq organet, por 17 vjeçarit i ndodh mrekullia
Artikulli tjetërE mbante të fshehtë prej kohësh, prezantuesja e njohur shqiptare kapet mat me të dashurin(Foto)