Ja si të gjeni punë në Zvicër, ja disa mënyra aplikimi

Për të huajt, kërkimi i punës në Zvicër, mund të duket e vështirë, megjithatë, vendi ka shumë punë, por ja disa këshilla për të gjetur punë më lehtë në Zvicër.

Advertisements

Me kompanitë zvicerane që reklamojnë shtatë për qind më shumë vende pune në tremujorin e parë të vitit 2019 sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është një kohë e mirë për të filluar lundrimin në tregun e punës.

“The Local” ka biseduar me ekspertin në Gjenevë, Emilie Since nga “TieTalent” rreth qasjes për të gjetur sa më lehtë punë një i huaj në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Advertisements

Disa janë këshillat e tij për ata që kërkojnë punë në Zvicër.

Sigurohuni që të dini gjithçka rreth lejeve të punës
Sipas tij, gjëja e parë që duhet të bëni para se të filloni një kërkim pune është të mësoni më shumë për lejet e punës dhe kufizimet e tyre. Ju mund të gjeni më shumë informacione në lidhje me lejet e punës në udhëzuesin thelbësor lokal për lejet e punës.

Përditësoni CV-në tuaj dhe aplikoni për punë
Pasi të përditësoni CV-në tuaj, eksporti ju sugjeron të mësoni më shumë për industrinë vendore që dëshironi të aplikoni dhe pastaj të kërkoni në internet për punë. Ekzistojnë disa borde pune në Zvicër ku mund të gjeni mijëra vende pune në oferta, përcjell tutje albinfo.ch.

Disa webe për të kërkuar punë

https://www.monster.ch/en/

http://www.jobscout24.ch/de/

http://www.jobup.ch/en

Si dhe disa platforma

http://tietalent.com

http://www.lawjobs.ch

https://www.experteer.ch

Jini pozitiv
Hulumtimet sugjerojnë se kur njerëzit ndjehen të lumtur, ata kanë tendencë të ndjehen më të sigurt, optimistë dhe energjikë. Kështu kjo ju jep përparësi për të gjetur punë, pasi jeni i pëlqyeshëm dhe i shoqërueshëm. Këto janë disa tipare për të gjetur një punë të mirë. Duhet të jeni bashkëpunues dhe kjo është thelbësore në Zvicër.

Ke një intervistë? Këtu janë disa këshilla të rëndësishme
Nëse keni një intervistë pune në Zvicër, është e rëndësishme që të jeni në kohë. Të jeni me kohë është shumë e rëndësishme në Zvicër.

Madje, eksperti rekomandon që të jeni 15 minuta më herët para ndërtesës dhe pesë minuta para intervistës. Gjithashtu edhe kodi i veshjes ka shumë rëndësi.

“Tre vlera në kulturën zvicerane të punës janë preciziteti, përsosmëria dhe përulësia. Mbani në mend gjatë intervistës tuaj”, thotë eksperti, përcjell tutje albinfo.ch.

Mësoni gjermanisht, frëngjisht ose italisht
Gjuha është shumë e rëndësishme për të punuar në Zvicër dhe gjithashtu tregon një interesim nga ana e të huajve për të punuar, por edhe për të jetuar në atë vend.

Do të jetë shumë më e lehtë nëse mësoni njërën nga gjuhët zyrtare në Zvicër si gjermanisht, frëngjisht dhe italisht, në rajonin ku dëshironi të punoni. Nëse po kërkoni të punoni në kompani ndërkombëtare, atëherë gjuha angleze duhet të jetë e mjaftueshme për tu punësuar.

Artikulli paraprakGjykata e Korçës shpall fajtor 5-vjeçarin për arsyen qesharake, gjyshi: Po luajne me gjakun e nipit tim!
Artikulli tjetërU tha që janë ndarë, por Lori Hoxha dhe Visi kapen mat prapë(Foto)