Dalin detajet, ja kush pritet të jetë ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

Detaje të reja mbi ambasadorin amerikan në Shqipëri.

Advertisements

Ka filluar procesi i përzgjedhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë. Megjithëse është ende herët në proces, sapo ka filluar vettingu i kandidatit, detajet e para, sqarojnë se bëhet fjalë për një grua.

Kështu, pas ‘rrëzimit’ të Kathleen Kavalec, nëse kalon vettingun në Tiranë, do të mbërrijë një zonjë amerikane që do të jetë në krye të ‘Rrugës së Elbasanit’, ku aktualisht drejton një tjetër grua, e ngarkuara me punë, Leyla Moses-Ones.

Advertisements

Procesi i vettingut do të jetë shumë i kujdeshëm në rastin e ‘Zonjës X’, pas asaj që ndodhi me Kavalec, kandidatura e së cilës, u tërhoq në një demonstrim cinik pushteti, ditën kur ajo ishte thirrur për të dalë para Komitetit të Punëve të Jashtme në Senatin Amerikan.

Ashtu si në rastin e Kavalec, po vetohet një diplomate e karrierës nga Shërbimi i Jashtëm, jo një person politik. Një kandidat politik do ta kishte më të vështirë për t’u konfirmuar në Senat.

Çfarë di Ambasadori Arvizu?

Politiko ka kontaktuar me ish-Ambasadorin amerikan në Tiranë, aktualisht ekspert pranë US George Marshall Fund, për të marrë më shumë detaje për kandidaturën e re për në Tiranë.

Alexander Arvizu thotë se nuk është në dijeni të një individi, por di detaje për procesin që po instalohet sa i takon kandidaturave diplomatike, si në Tiranë ashtu dhe në ‘stacione’ të tjera.

Sipas ish-Ambasadorit “njerëz të karrierës në Shërbimin e Jashtëm po vetohen për pozicione senior, si vende ambasadorësh, por edhe poste të larta në Ëashington, shkruan Politiko.al.

Arvizu shton se ka patur gjithnjë vetting, pavarësisht se cila administratë ka qenë në fuqi, por këto ditë është ndryshe, është një lloj ‘litmus testi politik’. Ai përmend një detaj interesant dhe njëkohësisht të çuditshëm, që e bën sipas tij, jo të lehtë procesin e vetingut.

Deklarata e ish- ambasadorit:

Kjo sepse njerëzit që duhet të bëjnë pyetjet e vetingut janë në fakt, në të njëjtën kohë, të ndaluar nga ligji për të bërë disa pyetje si p.sh. për kë voton?, etj”.

Ish-Ambasadori nuk mund të thotë se sa do të zgjasë procesi, por shpreson se Shqipërisë do t’i vijë një Ambasador amerikan i aftë. Ndoshta në vjeshtë.

Artikulli paraprakDebat i ashper, Fevziu: Zonja Spiropali mos m’u drejto me ju, se çfarë nxjerr unë…(video)
Artikulli tjetërGjykata e Korçës shpall fajtor 5-vjeçarin për arsyen qesharake, gjyshi: Po luajne me gjakun e nipit tim!