Pas daljes nga bu.rgu shpërndante pica, këto janë pistat e hetimit ndaj atentatit në Vlorë

Ditën e djeshme Romarjo Aliraj ishte shënjestra e një atentati ku makina e tij u qëll.ua me breshëri plu.mbash kur ishte në lëvizje në në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” në qytetin e Vlorës.

Advertisements

Aliraj nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë i dën.uar për mashtrim dhe dr.ogë, pasi është arrestuar me kan.abis. Pas daljes së tij nga bu.rgu ai shpërndante pica, ku atentatit të ditës së djeshme i ka shpëtuar fatmirësisht.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes apo prishjes së pazareve të dro.gës nisur nga e kaluara e tij, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Advertisements

Aliraj ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin që një makinë po e ndiqte e qëlloi me breshëri.

Makina u bë shoshë nga kallashnikovi, pasi e kapën 15 plumba, por fatmirësisht Aliraj shpëtoi pa asnjë plagë nga pl.umbat, ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pas daljes së makinës nga rruga, pasi 33-vjeçari humbi kontrollin duke përfunduar në një arë.

Makina me targa AA 864 SV, i kishte dyert e hapura, ku dyshimet janë se brenda në makinë kishte qenë një tjetër person që mund të jetë larguar pas atentatit. Romarjo Aliraj u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi nuk e ka kapur asnjë plumb.

Artikulli paraprakI përdh.unuan dhe më pas i vr.anë djalin 6-vjeçar në 2005, zbulohet e kaluara e errët e 55-vjeçarit që u mbyt në lumë
Artikulli tjetërE rëndë në Tropojë/ Shkoi me shokët për të zënë peshk, 13 vjeçari bie në ujë dhe mbytet