Armando Markaj, nga Shqipëria i cili jeton në SHBA, është shndërruar në personazhin e mediave amerikane për një gjest që ai ka bërë së fundmi.
Advertisements
I riu gjeti në lokalin ku punon si kamarier 400 mijë dollarë dhe më pas ja riktheu pronarit.
Mirëpo, teksa deri këtu mund të duket e zakontë, ka diçka që e bën të veçantë këtë histori dhe që mori vëmendjen e mediave. E veçanta është pasi gruaja që humbi paratë kishte pasur një debat me shqiptarin.
Advertisements
Ajo kishte kritikuar lokalin ku Armando punon për faktin se në muret e tij kishte më shumë imazhe burrash sesa grash. Ndërsa djali me humor i kishte thënë se grave nuk u pëlqen të hanë pica në verë. Mirëpo, ky koment nuk i kishte pëlqyer Karen Vinacour, e cila i kishte lënë një shënim mbi tavolinë pasi ishte larguar.
“Gratë hanë pica dhe e ke dëgjuar shprehjen se kurrë nuk lënë bakshish”, shkruhej në shënim. Por gruaja nuk e dinte se pikërisht atë ditë do të humbiste një zarf me plot 424 mijë dollarë, i cili do të binte në duart e Armandos.
Ky i fundit kishte pritur disa ditë që i zoti parave të shfaqej dhe më pas kishte kontaktuar një gazetar për të gjetur se kujt i përkiste zarfi.
“I jam shumë mirënjohëse që ofendimi që i bëra nuk e ndali të bënte gjënë e duhur”. Karen i ofroi para Armandos, por ai nuk i pranoi, prandaj Karen po mendon ti mundësojë shkollimin.
Ndërsa, shqiptari ka thënë vetëm një koment për rrjetin televiziv ABC: “Gjeste të tilla na bëjnë njerëz”.