Kërkohet nga gjysma e Europës! Hiqej si miliarder, por vidhte vajzat pasi i joshte

Një vajzë 29-vjeçare nga Norvegjia ka folur hapur në media për të demaskuar një mashtrues që tani po kërkohet në shumë vende të Europës.

Advertisements

Ajo tregoi se e kishte njohur në Londër, dhe ai ishte shtirur si djali i një miliarderi izraelit. Kishte porositur avion privat që të shkonin nga Londra në Bullgari për takimin e parë, por që e paguante me paratë e vjedhura nga vajza të tjera.

Edhe pse i vodhi gati 200 mijë euro, vajza thotë se pjesa më e rëndë ishte fakti që humbi një të dashur që nuk ekzistonte, me të cilin ishte dashuruar. Ajo ishte ndier aq e rënduar nga kjo tradhti, sa ishte shtruar në një klinikë psikiatrike për të marrë veten.

Advertisements

Ai i kishte thënë se për shkak se ishte në rrezik, nga njerëz të frikshëm, nuk mund të prekte llogaritë e tij, ndaj duhej të merrnin një kredi në emrin e saj, dhe ai do t’ia kalonte paratë në dorë.

Artikulli paraprakAtentati ndaj “Init të Çones”, zbulohet kush ishte shënjestra në Vlorë
Artikulli tjetërPanik në mes të rrugës, makina shpë.rthen në flakë(Foto)