Mbi 20 plu.mba janë qëll.uar në drejtim të 28-vjeçarit nga Vlora Romario Alliraj, ditën e sotme, teksa po udhëtonte me makinën top “Golf” në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Advertisements
Një tjetër automjet i kishte zënë pritë në afërsi të Urës së Mifolit dhe persona të paidentifikuar qëll.uan me kalla.shnikov në drejtim të mjetit me të cilin udhëtonte Alliraj. Disa plu.mba shpuan makinën por 28-vjeçari shpëtoi pa lëndime.
Ai devijoi mjetin për t’i shpëtuar plu.mbave dhe përfundoi jashtë rrugës. Alliraj u transportua në spitalin e Vlorës për mjekim ndaj dëmtimeve të lehta gjatë përplasjes së makinës, aty u mor edhe në pyetje nga uniformat blu. Në të kaluarën Alliraj thuhet se ka punuar në një piceri, si shpërndarës picash me motor.
Advertisements