Kujdes me planet për fundjavën! Ja si do jetë moti

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti pritet të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare.

Advertisements

Vranësirat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe në formë pikash.

Era do të fryjë e qetë me drejtim Juglindje – Veriperëndim dhe shpejtësi deri në 6-7m/s më tepër përgjatë vijës bregdetare.

Advertisements

Sa i përket temperaturave ato në vlerat minimale pritet të kenë një rënie fare të lehtë me 1-2 grad ndryshe nga ato maksimale. Për shkak të masave me origjinë jugperëndimore temperaturat në vlerat maksimale pritet të kenë një rritje me 2-4 grad celcius duke prekur në zonat e ulta deri në 27°C.

Më konkretisht:

Temperaturat parashikohen:

Zonat malore 6°C deri në 25°C
Zonat e ulëta 7°C deri në 27°C
Zonat bregdetare 10°C deri në 26°C

Rrini të lidhur me SH.M.U për përditësime të herëpashershme.

Artikulli paraprakFotoja e fundit e major Klodian Tanushit duke ngritur kupën në Letoni
Artikulli tjetërI nisi studimet për mekanik, por u bë major, arritjet mbresëlënëse te Klodian Tanushit që ‘rrëmbeu’ një sërë medaljesh