Nga shpër.thimi i bom.bës në Letoni përveç Zarife Hasanajt ka humbur jetën dhe major Klodian Tanushi, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra. Ai ka shkëlqyer në punën e tij si ushtarak, madje ka ngritur edhe kupë në këtë kamp tashmë famkeq.
Advertisements
Në foton e mëposhtme ai shfaqet i qeshur teksa kupën në kapin ushtarak në Camo Adazi në Letoni.
Tanushi është i martuar dhe ka tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Trupi i tij do të vijë në ditët në vijim në atdhe për t’u vendosur në banesën e fundit, në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.
Advertisements
Prindërve të majorit lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-brigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA-ve, gjenerale Manushaqe Shehu. Në familjen e tij ka vetëm zi, të qara dhe hidhërim.