E tmerrshme! Nëna ther vajzën e saj vetëm 5 ditëshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Little Ferry, të New Jersey, SHBA, ku një nënë vr.au vajzën e saj 5 ditëshe.

Advertisements

29-vjeçarja Hiralbahen Bhavsar është shprehur se gjithçka e bëri pasi nuk donte që të kishte më fëmijë. Pas kri.mit, gruaja, lajmëroi policinë duke thënë se i shoqi po e rrihte dhe se kishte frikë se mos i bënte ndonjë gjë vajzës së tyre.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes fillimisht arrestoi burrin si të dyshuar për gjithë sa kishte ndodhur, deri sa gruaja duke dalë nga dhoma tjetër tregoi gjithçka.

Advertisements

Familjarët e gruas treguan se po darkonin të mërkurën mbrëma, kur vogëlushja nisi të qante. Kështu nëna u ngrit dhe shkoi në dhomën e saj, ku të gjithë mendonin se po i jepte gji, por ajo i mori jetën.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje në polici, deklaroi se e vrau, pasi nuk donte që të kishte fëmijë tjetër, pasi i kishte dy.

Dyshohet se pas lindjes, 29-vjeçarja kishte pësuar depresion, por pavarësisht kësaj u arrestua nga policia

Artikulli paraprakDjaloshi 5 vjeçar që preku zemrat e miliona njerëzve në botë me reagimin e tij pasi…(Video)
Artikulli tjetërCfare pritet të ndodhë sot në 18:00 nga protesta e Opozitës?