“Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”, kandidati për kryebashkiak: Rivalët që kam përballë janë bufa, s’i trembem askujt.

Në qytetin e Këlcyrës ka shpalluar kandidaturën për Kryetar Bashkie si kandidat i pavarur Hazbi Kasaj.

Advertisements

Kasaj është anëtar i partisë ‘Zgjidhja’ e Koço Kokëdhimës por në këto zgjedhje nuk do të kandidojë nën siglën e partisë.

Për Fax news, Kasaj është shprehur se slogani me të cilin ai do mbështesë fushatën e tij është “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf ”.

Advertisements

Ai thotë që i ka prezantuar një plaformë qytetarëve të Këlcyrës në të cilën ai do të lidhë një kontartë ligjore me votuesit përpara zgjedhjeve duke i siguruar atyre 2300 vende pune.

“Sllogani im për Bashkinë e Këlcyrës “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”. Unë i kam qejf dhe personat që nuk punojnë.

Në Bashkinë e Këlcyrës do shpall 2300 vende pune. Do lidhet një kontratë pune me qytetarin para se unë të bëhem Kryetar Bashkie dhe do të më votojnë mua.

”Ka punë për të gjithë ata që duan punë, kush e quan mashtrim do të dënohet”, shkruhet në kontratën që unë po i propozoj atyre.

Kontrata që po propozoj është për të gjithë familjen. Unë lidh kontratë me votuesin. Nëse unë pas fitimit të zgjedhjeve nuk i gjej punë ata mund të më kallzojnë në Prokurori.” u shpreh Kasaj.

Kasaj thotë që nuk e ka pyetur Kokëdhimën për kandidaturën e tij por se ai është dakord.

“Në 2021 kur Koço të kandidojë unë do votoj për të por për kandidaturën e tanishme unë nuk e kam pyetur. Me Koçon jemi takuar në Tiranë, flasim ditë për ditë.

Koço Kokdhima është dakord me zgjedhjen time. Po të më kishte pyetur mua Koço emrin partisë nuk do ja vija “Zgjidhja” po “Lidhe Zgjidhe”, vijoi më tej Kasaj.

Për sa i përket rivalëve të tij Kasaj thotë që nuk i trembet kreut aktual Klemet Ndonit dhe kandidaturës së PD-së.

“Nuk i trembem kryetarit aktual Klemetn Ndoni si rival për Kryetar Bashkie. Është djali i mirë por nuk i udhëheq dot njerëzit. Si Klementi si kandidati i PD-së janë bufa, po të votosh për bufa do bëhesh buf. Edi Ramës nuk i mungon asgjë, ka arritur çdo gjë me zgjuarsi. Njerëzit janë të pakënaqur, kam 7 muaj që mbledh firma.” përfundoi Kasaj.

Artikulli paraprak“Jam shumë e lumtur, jam mbi re”, Almeda dhe bashkëshorti fotografohen me djalin e sapolindur
Artikulli tjetër‘Po më shkelni të drejtat, s’po pyetem për masakrën në ish-Bllok’/ Cfare deshen t’i nxirrnin me “zor” të fejuarit të Elvana Gjatës?