Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ditën e djeshme ka shpërthyer në një lumë akuzash për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Advertisements
Ai është shprehur se për faj të Berishës vendi do të shkojë drejt përplasjes civile. Spahiu i ka kujtuar Berishës se tashmë askush nuk po e ndjek më pas.
Më tej ai ka treguar dhe disa të fshehta brenda kampit demokrat, pasi për disa kohë ai ishte dhe aleat i Bashës.
Advertisements
Spahiu është shprehur:
Po cila parti do shuhet, sepse atë e ke fikur me kohë? Asaj partie i ka mbetur veç vula dhe certifikata e pronësisë që ka hipotekuar familja jote në “Hipotekë”. Keni regjistruar partinë në emër të Lulzim Bashës dhe i keni vënë pis.toletën tek koka që po guxoi t’ua marrë e këpusni njësoj si….. Qëroni “arrat” dhe hesapet me duart e tij, e më pas lani fytyrën tuaj. Ajo parti është shuar prej vitesh. Ajo ishte partia e Azem Hajdarit, Eduard Selamit, Gramoz Pashkos, Shenasi Ramës, Genci Rulit, Arbeni Imamit, Arben Meçes, Sevim Arbanës, Aleksandër Meksit, Edmond Budinës dhe 377 themeluesve që ose u vranë ose i flake 100% rrugëve.”
Sipas tij të vetmit që dalin në protestë janë punonjës bashkish, pasi qytetarët e tjerë i kanë vënë vizën Berishës.
Ai shton:
Asnjë s’të ka mbetur o doktor, sepse i largove. Ata që dalin në mitingje janë punonjësit e Bashkive të Kamzës, Bathores, Tropojës, Kuksit, Lezhës, Shkodrës që marrin rrogën në pushtetin lokal të PD ose disa ish zyrtar të administratës PD që shpresojnë të ri-kthehen sërish rek zyrat e doganave, tatimeve, policive që kishin gjatë qeverisjes tënde.”
Shkrirja e PD
Spahiu ka deklaruar se është i bindur që PD do shkojë drejt zhdukjes. Në statusin e tij në rrjetet sociale, ai është shprehur se shqiptarët presin që të vdesë i pari Berisha, në mënyrë që të çlirohen nga kjo klasë politike. Sipas tij, pas Berishës do zhduken me radhë LSI, Monika Kryemadhi, PD, e paritë e tjera.
Ai shton:
Shqipëria sot nuk sheh dy alternativat e tua: Ose PD në pushtet, ose Shqipëria në flakë sepse nga 3.2 milion votues: (1.8 milionë bojkotojnë kundërt gjithë sistemit dhe vetëm 0.3 milionë të kanë mbetur) Shqipëria pret të shuhesh ti i pari, e dyta PD, e treta Monika me bandën e LSI, e katërta qeveria e Elisave dhe në fund qershia mbi tortë Edi Rama, ai që me ndryshimet kushtetuese 2008 po të mban ende në lojë. Shqipëria nuk do digjet, por do të rrojë në shekuj. Ne do të shuhemi, por jo pa shijuar shuarjen e Partisë Demokratike, e cila shoi shpresën e një kombi dhe shiti pushtetin, e më pas shkatërroi shtetin për interesat e një familje. Ky është çmimi i shtrenjtë i tradhtisë. Ka ardhur koha ta paguash, por fatkeqësisht do e vuajnë shumë gjatë me dhimbje edhe mijëra demokratë që besuan verbërisht në pa-burrërinë dhe pabesinë tënde.”