Rudina Hajdari lë nam në seancën e sotme parlamentare: Ditën e hënë në datën 6 maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë në Letoni!

Deputetja Rudina Hajdari në seancën e sotme kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje për ngjarjen e ndodhur në Letoni.

Advertisements

Mirëpo, teksa komunikoi këtë kërkesë, Hajdari bëri sërish gafë. Deputetja e nisi fjalën e saj duke thënë të hënën në Letoni humbën jetën tre ushtarakë.

“Ditën e hënë në datën 6 maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë në Letoni gjatë misionit të NATO-s’, tha Hajdari, ndërsa në sallë deputetët e kundërshtuan, duke i thënë se nuk janë tre.

Advertisements

‘Mund t’ju them edhe emrat’, tha Hajdari, duke shtuar “2 të tjerë janë plagosur”.

“Dakord. Do i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë për zonjën Zerife Hasanaj’, që ishte 32 vjeç”, tha Hajdari duke bërë sërsih gafë, pasi duket se ishte e painformuar për emrin e ushtarakes që ra në krye të detyrës.

Gafa e madhe e Rudina Hajdarit- Vdiqen tre ushtarak ne Letoni on Vidnews.

Artikulli paraprakBushati sfidon Ramën që ka çuar Shqipërinë në udhëkryq: “Isha një qiraxhi në zyrën e shtetit”
Artikulli tjetër“S’të ka mbetur më asnjeri ! Bashës i keni vënë pistoletën te koka, PD drejt zhdukjes”