“Ku është kasaforta”, biznesmeni rrëfen tmerrin e grabitjes: Më lidhën bashkë me gruan dhe…

Të veshur si policë, 3 persona grabisin banesën e biznesmenit në Çiflik. Një çift bashkëshortësh janë terrorizuar nga 3 persona, që kanë hyrë për t’i grabitur.

Advertisements

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së hënës në familjen Vila, ku çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke konsumuar darkën në katin e dytë të banesës, kur 3 hajdutët kanë hyrë dhe kanë përvetësuar një shumë parash si edhe sende me vlerë.

Sipas të dhënave, fillimisht grabitësit kanë helmuar qenin që ndodhej te dera e shtëpisë dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë, ku çifti po hante darkën dhe i kanë kapur në befasi. Pasi u kanë kërkuar të mos lëvizin dhe nën kërcënimin e armës, ata e kanë lidhur atë dhe bashkëshorten, ndërsa kanë vepruar në qetësi.

Advertisements

Sipas dëshmisë së vetë Nevruz Vilës, ata i kanë kërkuar fillimisht kasafortën, por pasi ai i ka sqaruar se nuk kishte, i kanë përvetësuar rreth 1. 6 milionë lekë të vjetër, të cilët i kishte në xhep dhe disa bizhuteri.

Grabitësit kanë lidhur biznesmenin, i cili shet goma të përdorura dhe ka një peshkarexhë në Durrës, dhe më pas kanë kontrolluar disa nga ambientet e banesës e më pas janë larguar. Pasi kanë qëndruar për rreth 40 minuta të lidhur, bashkëshortja e biznesmenit ka dalë nga banesa dhe ka kërkuar ndihmë nga fqinjët për të lajmëruar Policinë, ndërkohë që kjo e fundit ende nuk ka rënë në gjurmët e grabitësve.

“Ndërkohë që njëri prej tyre na mbante armën e drejtuar dhe fliste me dialekt verior, dy të tjerët nxorën disa fasheta dhe na lidhën duart mua dhe gruas. Më pas nisën të më kërkonin se ku ndodhej kasaforta. U thashë që nuk kisha kasafortë dhe që mund të merrnin lekët e xhiros që kisha me vete. Të kesh frikë të jetosh në shtëpinë tënde, nuk është normale”, tregon biznesmeni.

Artikulli paraprakBëm mama të të ngjaj! Kjo është vajza bukuroshe e Monica Belluccit
Artikulli tjetërArrestohet Loredana! Këngetarja e famshme shqiptare rrezikon disa vite bu.rg për veprën e rëndë