Ish-deputetja Mesila Doda këmbëngul se në darkën e Beogradit, kur kryeministri Edi Rama ishte për vizitë është hedhur si ide nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç për shkëmbimin e territoreve.
Advertisements
ems-770×433
Më pas sipas saj ka patur një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku është diskutuar për këtë çështje.
Advertisements
Mesila Doda tha se fillimisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kundërshtuar por një muaj më pas e ka bërë si tezë të vetën.
Ky skenar nuk është pranuar nga gazetari Baton Haxhiu, që tha se ishte prezent dhe sipas tij Mesila Doda gënjente. Kaq ka mjaftuar dhe mes tyre janë shkëmbyer fyerje.
Pjesë nga debati
Baton Haxhiu: Ka qenë prezent zoti Virgjil Muçi, zoti Fuga, ambasadori i Shqipërisë, zonja që ka qenë këshilltare për çështjet ekonomike dhe unë. Gjashtë vetë kanë qenë në takim dhe unë them nëse ka ndonjë krenari të zotit Rama karshi delegacionit serb unë jam burrë, që zoti Rama ka refuzuar kategorikisht të flasë për këtë temë dhe zoti Vuçic nuk e ka hapur fare temen e ndryshimit te kufijve. Është turp të flitet
Fezviu: Si nisi, kur nisi
Mesila Doda: Eshte e njejta pasaktesi qe zoteria para disa ditesh tha qe gjermanet kane qene kunder bombardimeve te NATO-s
Baton Haxhiu: Une kam thene qe Gjermania asnjehere nuk e ka perkrah pavresine e Kosoves, asnjehere
Mesila Doda: Po gënjen, gënjen… nxirr dokument, asbolurisht jo
Baton Haxhiu: Ti mundesh që bashkëshortit tuaj me i thu gënjen, ndryshe jo…
Mesila Doda: Jo more jo, të them ty… Bashkehsorti im nuk genjen, ti genjen. Edhe një herë tjetër po të them, mos guxo te me flasesh keshtu, je rrugac, ti je i paedukatë, me mua flit mire kur je ne nje salle
Blendi Fevziu: Pse ziheni… Pse ziheni…
Baton Haxhiu: Mos le ksi ne studio
Mesila Doda: Është duke gënjyer…
Baton Haxhiu: Ti vetem bashkeshortit tend mund t’i thuash genjen
Mesila Doda: Ore ske pune po te them, si s’ke turp, ore po të them se e di ç’të bëjë apo jo… guxon dhe njehere te flasesh me mua me kete gjuhe. (Merr shishen e ujit në dorë). Kjo shishe te perfundon ne koke ty,
Blendi Fevziu: Mesila lëre shishen… Mesila
Mesila Doda: Rrugac edhe ordiner. Mos më fol mua me këtë gjuhë, mora shishen e ta futa në kokë ty.
Blendi Fevziu: Mesila, lëre shishen tani mos bëj kot…
Mesila Doda: Rrugaç, ordiner…
Blendi Fevziu: Mesila ç’bën kështu?
Mesila Doda: Jo mo zotëri jo, ti që na fton në studio mësoi të kontrollojnë fjalët këta njerëzit që janë këtu. Dëgjoje se çfarë tha.
Blendi Fevziu: Çfarë tha? Nuk e dëgjova.
Mesila Doda: Ai që thotë ti vetëm mund t’i thuash tët shoqi gënjeshtar dhe që s’duhet të flasësh. Po gënjen kur flet për asociacionin, per Vucicin, po gënjen kur flet për Gjermaninë, po gënjen kur flet për kufijtë. Ky ka qenë brenda pazarit.
Blendi Fevziu: Po ai thotë s’kam qenë.
Mesila Doda: Absolutisht po! Ai e di dhe e ka thënë.
Blendi Fevziu: Po ku e ka thene moj here tjeter. E ke thënë ti Baton që është bërë marrëveshja aty?
Baton Haxhiu: Lere mo, kjo është pa lidhje. Më vjen turp që jam në studio Fevzo, sinqerisht.
Mesila Doda: Edhe mua më vjen të jem me një si puna jote, i neveritshëm.
/ Opinion