Përdh.unoi dhe vr.au e 10-vjeçarin, i dën.uari përjetë bën veprimin e papritur për herë të tretë

Një tjetër zjarr i qëllimshëm, me synimin për të kryer vetëvr.asje, është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Bu.rgun e Krujës.

Advertisements

I dënu.ari përjetë për vr.asjen e përdh.unimin e një 10-vjeçari në Peshkopi, Shpëtim Ziza, i cili në vitin 2007 u etiketua nga të gjitha mediat si “Monstra i Dibrës”, tentoi të vetëv.ritej, duke i vënë flakën qelisë ku vuante dënimin.

Pasi kishte provuar edhe tri herë të tjera më parë vetëv.rasjen, një herë duke u varur me litar, më pas duke prerë damarët dhe herën e tretë duke u vetëdjegur, Ziza ka tentuar sërish t’i japë fund jetës me zjarr, si në vitin 2014.

Advertisements

Burime nga Drejtoria e Burgjeve thanë dje se ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Burgut, pasi ka pësuar djegie në trup. Megjithatë, duket se gjendja e tij është stabilizuar.

Shpëtim Ziza është dënuar me bur.gim të përjetshëm për kr.imin e kryer më 23 tetor të vitit 2007. Në atë kohë, Ziza përdhunoi dhe më pas mbyti me lidhëse atletesh 10-vjeçarin, Bekim Çenga.

Viktimën më pas ai e hodhi në lum dhe gjetja e trupit u bë pas 5 ditësh. Në qershor të vitit 2014, në një atentat para banesës së tij, në fund të rrugës “5 Maji” në Tiranë, është vrarë vëllai i tij, Saimir Ziza. Familjarët e viktimës thanë se 21-vjeçari është vrarë për hasmëri nga pjesëtarë të fisit Çenga, por deri më sot ende nuk janë gjetur autorët.

Historia e Shpëtim Zizës, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, është rikthyer në emisionin “Me zemër të hapur”, në vitin 2017. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10- vjeçarit Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, ndërsa tronditi mbarë opinionin publik. Shpëtimi, i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor e ka pranuar krimin asokohe, duke pohuar se e kishte përdhunuar vogëlushin dhe më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh.

Tashmë “Monstra e Peshkopisë” vuan dënimin me burg të përjetshëm, por siç duket problemet për të nuk kanë të sosur. Pak muaj para se rasti i tij të trajtohej në emision, në televizioni “News 24”, ai kishte tentuar që të vetëvarej në ambientet e burgut të Zaharisë. Dy prindërit e tij denonconin në emision gjendjen dhe kushtet, me të cilat përballet djali i tyre në burg, ndërsa pohonin se ai është mbyllur në një kafaz me hekur brenda qelisë.

Ata mohonin kategorikisht faktin se djali i tyre ka lidhje me vrasjen e vogëlushit, ndërsa akuzonin sistemin e drejtësisë për korrupsion. Nëna e Shpëtim Zizës, Melita, ngrinte akuza për drejtuesit e institucionit ku vuante dënimin djali i saj, pasi, sipas saj, ai dhunohej brenda qelisë dhe nuk kurohej.

Kri.mi mons.truoz në Dibër, si u vr.a 10-vjeçari

Vogëlushi Besim Çenga u zhduk pa gjurmë, më 23 tetor të vitit 2007, ndërsa trupi i pajetë i 10-vjeçarit u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë, pas 5 ditësh. Ai ishte fëmija i madh i Ylli Çengës, banor i lagjes “Kamen” të qytetit të Peshkopisë. Sipas vendimit të Gjykatës, Shpëtim Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin, duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Ngjarja ishte makabre për të dy familjet. Në qershor të vitit 2014, vritet në një atentat në Tiranë vëllai i Shpëtim Zizëz.

Ngjarja u dyshua për hakmarrje dhe Policia ndaloi kushëririn e 10- vjeçarit Çenga. Por ai u lirua brenda pak orësh, pasi nga verifikimet rezultoi i papërfshirë në ngjarje. Ai ishte Fredi Çenga, djali i xhaxhait të vogëlushit 10-vjeçar të torturuar nga Ziza në vitin 2007. Ai u arrestua nga forcat e Komisariatit nr. 4 të Tiranës, por u lirua pas dy ditësh. Policia e kryeqytetit është duke hetuar për vrasësit e Saimir Zizës, që u godit me armë afër shtëpisë ku banonte, në rrugën “5 Maji” në Tiranë dhe vdiq një ditë më pas, megjithatë deri më sot ende nuk dihen autorët.

Familja Ziza ka pretenduar se ishte larguar nga Peshkopia, për shkak të hakmarrjes së familjes së fëmijës së vrarë, Besim Çengës, dhe se kishte marrë kërcënime prej tyre. Familja Çenga me Zizën, ishin fqinje me njëra-tjetrën në Peshkopi deri në vitin 2007, kur Shpëtimi, atëherë 19 vjeç, e ka mashtruar duke e ftuar të luajë me të 10-vjeçarin Besim Çenga, të cilin e kishte dhunuar dhe mbytur në një përrua afër fshatit Tomin të Dibrës.

Artikulli paraprakI fundit! Digjet makina e kryetarit të PS!
Artikulli tjetërE tmerrshme! Nëna vr.et të birin 3 vjeçar, e pabesueshme ku i fshehu copat e trupit