Ditën e sotme pritet të kemi një mot përgjithësisht të vranët dhe temperaturat maksimale do të arrijnë në 29 gradë.
Advertisements
Dita e shtunë sjell reshje shiu kryesisht pasdite. Ato do të jenë të dobëta në gjithë territorin, por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Advertisements
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 18 °C, në vendet e ulëta: 11 / 19 °C, në vendet malore: 5 / 16 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonën bregdetare ajo pritet të forcohet.