Paralizohet qarkullimi! Opozita bllokon 12 akse rrugore. Basha: Nëse Rama nuk pranon kushtet tona nuk na mbetet gjë tjetër …

Opozita do të përshkallëzojë sot aksionin e saj të mosbindjes civile, duke bllokuar rrugët kryesore në 12 qarqe të vendit.

Advertisements

Në koordinim të plotë me aleatët e saj, Partia Demokratike ka angazhuar strukturat dhe u ka bërë thirrje qytetarëve t’i mbështesin në të 12 protestat 120-minutëshe që do të zhvillohen sot, në orën 18:00, në të gjithë vendin. Njësoj si një javë më parë, në krye të protestave do të jenë ishdeputetët e opozitës dhe krerët e partive të koalicionin opozitar, ndërkohë që protesta do të zgjasë për 2 orë.basha+kryemadhi2

Përmes këtij përshkallëzimi të mosbindjes civile, opozita do të kërkojë edhe një herë reflektim nga Kryeministri Rama përballë kërkesave për krijimin e një qeverie tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme. Strukturat e PD-së në të gjithë vendin janë njoftuar të mbështesin protestat në nivel qarku, ndërkohë që pritet që për 120 minuta të zhvillimit të protestave të opozitës qarkullimi i mjeteve në të gjithë vendin të

Advertisements

Lidhur me protestat e sotme, që do të mbahen në 12 akset kryesore të vendit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me aleaten e tij të LSI-së, Monika Kryemadhi. Basha deklaroi për mediat se opozita është e unifikuar në qëndrimin e saj dhe paralajmëroi qeverinë dhe Kryeministrin Rama se mosbindja civile do të përshkallëzohet në vazhdim. “Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile.

Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe koalicionit tonë politik, koalicionit më të madh, maxhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit: Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore”, sqaroi Basha. Përpara protestave që do të mbajë në të gjithë vendin, opozita do paraqesë platformën për detyrat e qeverisë tranzitore.

Qëllimi kryesor i kësaj qeverie do të jetë zhvillimi i zgjedhjeve të lira të ndershme. “Do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensivisht për programet tona respektive politike dhe ekonomike për ofertën tonë për shqiptarët; jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza, por për t’u dhënë atyre sigurinë, liritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqenie për të gjitha”, sqaroi kreu i PD-së.

Takim lidhur me protestat e sotme, Basha zhvilloi edhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në përfundim të këtij takimi, Idrizi deklaroi se po punohet për një platformë ekonomike për të gjithë shqiptarët.

“Nuk është krijuar një qeverisje shërbëtore, por kemi një pushtet që punon vazhdimisht, për të përdorur gjithë makinerinë shtetërore, tenderat, asistencën sociale, punësimet etj., në mënyrë që të fitojë zgjedhjet”, deklaroi Idrizi.

Artikulli paraprakGjykata vendos per “Dajen” nga Kosova, zbulohet lidhja e tij Muratajn
Artikulli tjetërU nda nga jeta disa muaj më parë, Ajola Xoxa bën dedikimin prekës për babain e saj