U ekzekutua para shtëpisë nga tre persona, arrestohet një nga autorët e vr.asjes së ish-policit

Policia ka arrestuar ditën e sotme një nga personat e dyshuar si i përfshirë në atentatin që iu bë në janar ish-policit, Arben Bilali.

Advertisements

I arrestuari është shtetasi me inicialet A.SH., 47 vjeç, siç raporton News 24.

NGJARJA NE JANAR 2019

Advertisements

Një ish-punonjës Policie u ekzekutua dje në një aten.tat të organizuar nga 3 persona të maskuar, pranë shtëpisë së tij, në Selitë të Tiranës.

Vik.tima është Arben Bilali, 50 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili gjeti vdekjen rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30, kur Bilali sapo kishte zbritur nga makina tip “Hyundai” dhe do të shkonte në shtëpinë e tij. Në këtë moment ai është qëll.uar me breshëri, me të paktën 14 plu.mba, nga një armë automatike.

Ndonëse i ruhej një atentati të mundshëm, pasi i kishte shpëtuar një herë 9 vite më parë, dje atentatorët kishin marrë masat dhe llogaritur gjithçka. Sipas burimeve nga grupi hetimor, autorët e ngjarjes e kanë pritur aty brenda një automjeti “Mercedez Benz S Class”, blu i errët, me targa të huaja. Sapo e kanë parë që po afrohej me makinë kanë hapur zjarr drejt tij, duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas janë larguar. Mësohet se në drejtim të 50- vjeçarit ka qëll.uar njëri nga autorët, i cili nuk ka zbritur nga makina.

Ai ka qenë i ulur në sediljen e pasme pas shoferit dhe pa nxjerrë kokën në dritare, ka ulur xhamin duke qëll.uar. Dëshmitarët, disa prej të cilëve e kanë transportuar për në spital, kanë deklaruar për Policinë se 50-vjeçari kishte ende shenja jete. Megjithatë, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Salla Operative e Policisë së Tiranës është lajmëruar dje në orën 14:35 për të shtëna të shumta në zonën “Selitë”. Kur shërbimet më të afërta të Komisariatit nr.2 janë nisur drejt vendit të ngjarjes, një tjetër telefonatë e mbërritur në sallë sinjalizonte Policinë se ishte qëlluar ndaj një personi. Kaq mjaftoi që drejt vendngjarjes të niseshin me shpejtësi edhe oficerë të Kr.imeve të Rënda dhe ekspertë kri.minalistë. Burimet thanë se me të mbërritur në vendin ku kishte ndodhur kri.mi, është mësuar se personi i qëlluar ndërroi jetë rrugës për në spital. Në vendngjarje mbërritën edhe drejtori i Policisë së Tiranës dhe dy zv.drejtorët si dhe prokurori i gatshëm. Vik.tima Arben Bilali ishte i njohur për Policinë, edhe si ish-efektiv i Forcave Speciale, por edhe si person që i kishte shpëtuar një atentati, 9 vite më parë. Nga ana tjetër, atij i ishin vrarë edhe dy vëllezër, në të njëjtën zonë ku ai u ekze.kutua dje.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se pista kryesore e vrasjes së Arben Bilalit është ajo e hakmarrjes. Të njëjtat burime thanë se Bilali ishte pjesë e një familjeje, që prej vitesh janë në një hasmëri me një tjetër familje në “Yzberisht” të Tiranës. Prej këtij konflikti, që daton në vitin 1997, numërohen disa të vrarë nga të dyja familjet. Dy prej vikt.imave janë vëllezërit e Arben Bilalit, Bujari dhe Leonardi. Nga ana tjetër, burimet thanë se është marrë në konsideratë edhe një pistë tjetër, që ka të bëjë me detyrën e bashkëshortes së vik.timës. Ajo është prej vitesh oficere e Policisë së Tiranës, së fundmi punon në strukturat e Antiterrorit.

Artikulli paraprakThumboi Alban Ramosajn për foton nu.do, Isli pendohet dhe publikon foton që …
Artikulli tjetër“Policia në lëvizje”, zbardhen bisedat mes grabitësve të Rinasit, koordinatori i drejtonte nga jashtë pistës