Ish-zëvendës/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 deklaroi se besimi i qytetarëve tek policia ka rënë.
Advertisements
“Kri.minaliteti po zhvillohet me hapa të shpejtë se policia nuk reagon me hapat e duhura. Brezat po rriten në një vend pa të ardhme. U bënë gjithë këto vite nuk po shohim zhvillim. Kjo ka bërë që besimi tek policia të bjerë”, – tha ai.
Në këtë linjë, gazetarja Dorjana Bezat publikoi mesazhin e një qytetari nga Laçi që thotë se njëri nga autorët e vete dorëzuar sot në Laç për vr.asjen e kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi rrinte në banesën e tij, një fakt i tillë, sipas mesazh dërguesit dihej edhe nga polica.
Advertisements
“Më shkruan dikush që do të mbetet anonim. Markel Bushi qëndronte në lagjen e tij, në shtëpinë e tij. Policia e dinte këtë dhe nuk vepronte. Ky personi dhe gjithë lagjja e dinin, tani si mund të kesh besim tek policia”,- tha Bezat, shkruan BW.
Markel dhe Manuel Bushi dhe djali i xhaxhait të tyre, Vinçesk (Pali) Bushi, janë autorët e vr.asjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Laçit, pak metra larg Komisariatit.
Kelvin dhe Erion Jushi, të njohur dhe me emrat, Mikel dhe Jani, djem xhaxhallarësh, u qëlluan me pist.oletë pas një sherri në lokal.