Vetëm disa ditë më parë nga godina e ‘’Teatrit Kombëtar’’ u hoqën shkronjat që tregonin emrin e këtij institucioni kulturor.
Advertisements
Lajmi për heqjen e shkronjave nga fasda e Teatrit Kombëtar bëri bujë në media dhe në opinionin publik.
Fill pas kësaj pati reagimi të shumta nga aktorët dhe regjisorët, që për heqjen e këtyre shkronjave fajësuan kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Advertisements
Së fundmi aktorët kanë edhe një foto, në të cilën dallohen punonjësit e bashkisë teksa heqin shkroinjat.
Po ashtu krahas fotos që po qarkullon në rrjet, një pjesë e aktorëve kanë thënë:
Kur drejtuam gishtin e akuzës nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si personin që kishte urdhëruar këtë akt, nuk po spekulonim. Kishim deklarime nga vetë punonjësit e turnit të tretë, që na e kishin thënë me zë: ishin punonjësit e Bashkisë Tiranë që erdhën rreth orës 4.30 të mëngjesit e hoqën gërmat nga fasada. Tani është me zë e me figurë, skuthi, vemja, armiku i trashëgimisë dhe historisë së Tiranës, Erjon Veliaj! Turp është pak të thuash për këtë njeri pa skrupuj!”
Kujtojmë këtu edhe kryeministri Edi Rama ka thënë se do ta shemb me çdo kusht ‘’Teatrin Kombëtar’’.