Vr.asja në Laç, një nga vik.timat, ish-futbollisti i Superiores

Një nga dy te rinjte e vr.are mbreme në qytetin e Laçit ka qene ish-futbollisti i Kategorisë Superiore dhe të Parës, Kelvin Jushi, i cili së fundmi mbante emrin Jani Jushi.

Advertisements

Në faqen zyrtare të FSHF-së rezulton se Jushi ka qenë aktiv deri në vitin 2014-të, teksa në të kaluarën është aktivizuar me Laçin, Kastriotin dhe Mamurrasin.

Mësohet se përplasja me ar.më zjarri ku mbeti i vr.arë Kelvini dhe kushëriri i tij, Mikel Jushi, ndodhi në një prej lokaleve të qytetit të Laçit të njohur si “Piaza”. Lokali ishte në pronësi të Mikel Jushit, djalit të xhaxhait të ish-futbollistit.

Advertisements

Të dy personat, pak pas ngjarjes u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitej e rëndë. Por, ende pa mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, ata kanë ndërruar jetë për shkak të plu.mbave që morën në ate.ntat.

Artikulli paraprakKush është eksponenti i PS-së qe dhu.noi drejtoreshën, flet prindi: Fëmija erdhi i terrorizuar, rrahu 2 mësuese, njëra shtatzënë
Artikulli tjetërPlagosi 16-vjeçarin shqiptar dhe e la të gjakosur në derën e spitalit, italiani habit me deklaratën e tij: Tani kam frikë, por …