Kushërinjtë ikën me vrap, autorët i ndoqën nga pas, ja si ndodhi vr.asja e dyfishtë në Laç

Shqiptarja zbardh detaje të reja nga vr.asja e dyfishtë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ku nga të shtënat me ar.më zjarri humbën jetën dy të rinjtë Jani Jushi 30 vjeç dhe Mikel Jushi 35 vjeç. Për autorët ende nuk dihet asgjë, ndërsa dyshimet e para lidhen me konflikte të vjetra mes autorëve dhe dy vik.timave, që janë edhe kushërinj të parë.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit, afër një lokali ku ndodheshin vik.timat dhe autorët. Dëshmitarët thanë për Shqiptarja se dy vikt.imat kanë debatuar me autorët.

Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, sherri ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin ar.më me vete, dy kushërinjtë janë larguar me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Mikel dhe Jani Jushin dhe i kanë qëll.uar disa herë me pis.toletë.

Advertisements

Plumbat i kanë kapur disa herë ne trup kushërinjtë, ndërsa përpiqeshin t’u shmangeshin. Mikel Jushi dhe Jani Jushi u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve që morën.

Policia ka ngritur disa pika postblloku, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Blutë e Laçit pohojnë se për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike detaje qe lidhen me ngjarjen.

Artikulli paraprakPrapë shi? Parashikimi i motit për sot
Artikulli tjetër15 vjet shoqni e dashni, ama nuk e bind dot te hapi Instagram! Kengetarja e vetme shqiptare pa Instagram