U zunë për një copë pyll, familjarët e masakrojnë me sëpatë

M.N 49 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Vik.timës dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime vde.kjeprurëse me sëpatë tre familjarë të tij gjatë ditës së premtë kur janë përleshur për tokën pyllore në mal.

Advertisements

Tre personat e dyshuar janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre po kërkohet paraburgim, ndërsa burri 49 vjeçar deri para pak çastesh ka qenë në kërkim të policisë. Madje për vendodhjen e tij është angazhuar edhe FSK-ja.

Por, i njëjti sapo është gjetur nga njësitet policore të Kosovës, raporton Express. “Është gjetur nga njësitet policor trupi i pajetë i viktimës në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Rasti ka kaluar në kompetencë të Krimeve të Rënda, prokurori i shtetit ka dalë në vend të ngjarjes”, ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë Themlore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Advertisements

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve, A.N,SH.L dhe një të mituri, lidhur me këtë rast.

49 vjeçari M.N deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa pak më parë është gjetur i vdekur.

Të gjitha njësitë e nevojshme policore po qëndrojnë në vendin e ngjarjes, mjëkët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Artikulli paraprakPërdori 13 emra për t’ju fshehur autoriteteve, killeri shqiptar Hektor Mahmutaj arratiset nga Anglia
Artikulli tjetër“Kjo është imorale, kush merret me këtë”, Alberija shpërthen keq dhe flet si kurrë më parë