Një 40-vjeçar i dë.nuar në bu.rgun e Fierit u dërgua i pajetë në spital ditën e sotme.
Advertisements
Viktima është Dritan Zeqiri, ndërsa trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e qytetit për ekspertizë mjeko-ligjore, që do të përcaktojnë dhe shkaqet e vdekjes.
Ndërkaq, për rastin ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet se ‘kjo është vetëm vde.kja e radhës e të bur.gosurve në bur.gjet e narkoshtetit shqiptar’. Berisha po ashtu bën thirrje për inspektim të bu.rgjeve.
Advertisements
“I bëj thirrje Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor, Degradues pranë Këshillit të Europës, Komitetit Kundër Torturës të OKB, institucioneve të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërmarrin me urgjencë një inspektim në të gjitha institucionet e vuajtjes së dën.imit në Shqipëri, të njihen me kushtet, torturat fizike dhe psiqike çnjerëzore, mesjetare që ushtrohen ndaj të bur.gosurve, personeli i përbërë nga banditë me uniformë, trafikantë, delinkuente sadistë të narkoshtetit të instaluar”.