Kush të marrë kontrollin e dro.gës që vjen nga Shqipëria, zinxhiri i 11 vr.asjeve mes dy klaneve mafioze në Itali

Bosi i dro.gës në Itali, Girolamo Perna vdiq në spital mbrëmjen e djeshme, pas disa plagëve të shumta të marrë në një pritë mafi.oze që iu bë ditën e djeshme në Vieste të Italisë.

Advertisements

Bosi i dro.gës u vr.a afër shtëpisë së tij, ku ishte së bashku me një person tjetër, i cili u mor në pyetje nga policia. Klani Perna, i drejtuar nga i ndjeri, ishte rival me klanin e quajtur “Splinters”, i cili kryesohet nga Marco Raduano. Të dy klanet ishin në luf.të për kontrollin e shitjes së drogës në zonën Gargano dhe trafikun e dro.gës që vjen nga Shqipëria.

Perna i kishte shpëtuar më parë dy atentateve, një në vitin 2016, ku mbeti i plagosur, ndërsa një tjetër atentat iu bë në vitin 2017, po afër shtëpisë.

Advertisements

Në tre vitet e fundit, në Vieste janë eliminuar, përveç shefit historik, Angelo Notarangelo, që vd.iq në janar 2015 edhe 9 persona të tjerë.

Sipas mediave italiane, trafiku i dro.gës nga Shqipëria është motivi i përplasjes mes dy grupeve mafioze. Biznesi i drogës ballkanike, e ka gjetur rrugën e saj drejt Italisë në sajë të brigjeve të shkëmbore, të vështira për të patrulluar nga policia. Për këtë arsye ky është vendi i përsosur për lumenjtë e mari.juanës.

Artikulli paraprakLajm i fundit! Digjet një makinë tek tuneli i Kërrabës, ja çfarë dyshohet(Video)
Artikulli tjetërShefi i FBI flet për zgjedhjet e 2020 ne Shqipëri ben paralajmerimin e frikshëm: Ja si do ndikojë Rusia dhe rrezikon …