Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, gjeti rrugën e rrjetës në barazimin e djeshëm ndaj Bërnlit. Në minutën e 14-të, pas një kombinimi fantastik me Azpilikuetën, lëshoi një predhë nga e djathta, duke shtangur portierin kundërshtar.
Advertisements
Ky gol entuziazmoi jashtë mase 31-vjeçarin, i cili shkoi të festonte me tifozët. Për disa sekonda, Higuain u zhduk në përqafimin me një fanse të zjarrtë, teksa koka e “El Pipitës” u zhyt në gjoksin e tifozes.
Ky moment nuk i ka shpëtuar kamerave, teksa videoja e festimit të Higuain është duke bërë xhiron e internetit. Të shumta kanë qenë komentet ironizuese për 31-vjeçarin argjentinas. Ky festim mund t’i shërbejë sulmuesit për ta motivuar që të gjejë më shpesh rrugën e rrjetës.
Advertisements