Lajmi i përhapur me shpejtësi në media se Rudina Hajdari po krijon një parti të re ka sjellë një sërë reagimesh.
Advertisements
Komentin e tij e ka dhënë edhe gazetari Mero Baze. Ky i fundit ka dalë në mbrojtje të Hajdarit, ndërsa i cilëson “bira kurvash” ata që poe sulmojnë, madje duke folur edhe me rmra, ku përmend Ylli Manjanin dhe Nikollë Lesin.
Baze ka sulmuar po ashtu edhe ish kolegët e Hajdarit në opozitë, madje shkon deri aty sa shprehet se duhet të vdesë Berisha që të ketë një kryetar të ri branda PD-së.
Advertisements
“Aty duhet të vdesë Saliu që të bëhet një kryetar i ri. Jashtë saj njerëzit janë të lirë”, shkruan ndër të tjera Baze.
Komenti i plotë nga Mero Baze:
Ka 24 orë që nuk ka ngelur portal i opozitës propagandist i saj, të punësuar nga “call center”-i i Kunatit, përfshi dhe një sërë emrash të përdorur nga politika në rolin e qenit të gjahut, pa hedhur baltë mbi Rudina Hajdarin. Dogmatikë dhe liberalë, idiotë dhe “bira kurvash” që bëjnë si të zgjuar, sharlatanë dhe honorarexhi, të gjithë janë vënë në rresht të hedhin nga një gurë, pas lajmit se një parti politike mund të rregjistrohet në zgjedhje, deri ditën e martë.
Bëhet fjalë për një iniciativë të një grupi demokratësh, të cilët po mbledhin firmat për të legalizuar partinë e tyre dhe për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi nuk janë dakord me vendimin e Berishës për ta marrë PD me vete në varr.
Rudina Hajdari aktualisht drejton grupin e deputetëve të opozitës në Kuvend, dhe po ashtu është shprehur publikisht për nevojën e pjesmarrjes në zgjedhje. Deklaratën e saj e përshëndeti Astrit Patozi, dhe kaq duhej, që kjo çetë propagandistësh, të prodhonin çiftin Hajdari-Patozi, si themelues të një partie.
Në fakt, ata kanë të njëjtin qëndrim për të marrë pjesë në zgjedhje, por askush prej tyre, as veç e veç dhe as së bashku, nuk kanë ndonjë deklaratë zyrtare që po formojnë një parti.
Rudina e ka sqaruar dhe në disa portale, aq sa ka mundur, se nuk është e përfshirë në krijimin e ndonjë partie, por po udhëheq një grup opozitar në Parlament, që bën thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje.
Deri më tani kam dëgjuar Ylli Manjanin, që ka dhënë “detaje” artistike nga krijimi i partisë, dhe nga motivimi i saj.
Nikoll Lesi ka caktuar dhe vendin ku është krijuar partia, tek zyra e Edi Ramës, biles ka shkruar dhe për financimin e saj. Nikolla në fakt, ngaqë partinë e tij e ka blerë, nuk e kupton se si mund të bëhet partia pa lekë. Në këtë pike, ka të drejtë.
Kam parë ca tipa që i përdor Zeni për të përbaltur këdo që është kundër babait të vet, që po ashtu po mallkojnë Rudinën, duke i kujtuar babain, edhe pse jane nga ata qe jane gëzuar kur e kanë vrarë.
Por për të parë sa të besueshme janë të gjitha këto broçkulla, shikojini këta tipa nesër në mëngjes, kur ta shikojnë që Rudina nuk ka krijuar ndonjë parti dhe që informacionet e tyre “të sigurta”, janë thjesht balta e përditshme për të cilën paguhen.
Do bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë për Rudinën, ose do të vazhdojnë t’i turren Patozit, si për të na dëshmuar të gjithëve se janë zagarët e gjahut të Lulzim Bashës.
Se vetëm një frikcak si ai mund të prodhojë kaq shumë mallkime për diçka që akoma nuk ka lindur. Dikush duhet t’i shpjegojë se nuk është rregull që duhet të vdesë patjetër PD, që të lindë një parti e re. Ai rregull funksionon vetëm brenda PD.
Aty duhet të vde.së Saliu që të bëhet një kryetar i ri. Jashtë saj njerëzit janë të lirë.