“Admiri u v.ra”, telefonata që zbuloi grabitësit e Rinasit

Zbardhen të tjera detaje pas arrestimit të katër personave ditën e djeshme, të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Advertisements

Sipas gazetares Klodiana Lala, dy nga të arrestuarit janë nga Elbasani ndërsa dy të tjerë janë nga qyteti i Fushë-Krujës.

Lala, duke iu referuar burimeve në Prokurorinë e Kr.imeve të Rënda, nënvizoi se në gjurmët e të arrestuarve është rënë përmes përgjimeve telefonike.

Advertisements

“Ata u shfaqën të shqetësuar në momentin që doli lajmi se është vrarë Admir Murataj dhe këtë e shprehën në biseda me njëri tjetrin”, tha Lala.

Kujtojmë se mes te arrestuarve janë edhe dy personat që bënë të mundur modifikimin e furgonit me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor .

I arrestuari është Klement Cala, që njihet si një nga bashkëpunëtorët e Admir Muratajt në grabitjen e 10 milione eurove ne vitin 2017 ne Rinas.

Ndërkohë, në orët në vijim pritet të ketë të tjera arrestime, pasi aksioni i policisë vijon aktualisht në tre qytete: Elbasan, Tiranë dhe në disa fshatra të Fushë-Krujës.

Artikulli paraprakMaqedonia e Veriut/ Votohet Presidenti i pestë, kush kryeson dhe cfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë
Artikulli tjetërIu janë djegur flokët nga boja? 3 zgjidhjet që i keni në shtëpi dhe funksionojnë për mrekulli