Rama e largoi nga detyra, ish-zv.kryeministrja e padit dhe pritet që të …

Ish zv.kryeministrja Ledina Mandia ka paditur në gjykatë kryeministrin Edi Rama.

Advertisements

Ajo ka kërkuar që të rikthehet sërish si avokate e përgjithshme e shtetit.

Mandia është larguar nga detyra më datë 7 tetor të 2013-ës, me urdhrin 156.

Advertisements

Pas pothuajse 6 viteve ajo i është drejtuar gjykatës për të përfituar pagat dhe për të zhbërë urdhrin, shkruan Shqiptarja.com.

Çështja është regjistruar më 29 mars në Gjykatën Administrative, me paditës Ledina Mandia dhe të paditur Ramën dhe avokaturën e shtetit.

Ledina Mandia, ishte zv.kryeministre për disa muaj, gjatë kohës kur u krijua qeveria teknike e dalë nga marrëveshja Rama-Basha.

Artikulli paraprakMesazhi i Pashkëve për politikën: S’duam ‘vetëvr.asjen’ e kombit, ju lutemi gjeni sa më shpejt një zgjidhje
Artikulli tjetërGodet Nard Ndoka! Hiri i eurove të Rinasit do të hidhet në Kuvend të enjten, po pse more Sandër …