Grabitja në Rinas/ Profili i frikshëm i personit që dyshohet si bashkëpunëtor i Admir Muratajt. Arratisja spektakolare nga burgu i Trikallas me…

Zbulohet identiteti i personit të dyshuar si të përfshirë në grabitjen spektakolare të aeroportit të Rinasit.

Advertisements

Burime të “Panorama” bëjnë të ditur se një nga personat që po verifikohet nga Policia e Shtetit për përfshirjen në grabitjen e Rinasit, është 31-vjeçari, Klement Çala.

Çala është i njohur nga forcat e rendit, pasi ai është shpallur në kërkim në vitin 2017, bashkë me Admir Muratajn, si të përfshirë në grabitjen e autoblindave në Qaf-Kashar që po shkonin drejtë Rinasit më 9 shkurt.

Advertisements

“Panorama” ka mësuar se ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn te Bankës Kombëtare Greke në qendër te qytetit te Larisës dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.

Gjithashtu, Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi.

Ai së bashku me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri.

Mirëpo, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë, por mbetet mister se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.

Klement Çala u arrestua ne Vlore me dt 29 qershor 2015. Në momentin e arrestimit, Çala ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz” me targë, AA 447 KO. Ai braktisi mjetin dhe tentoi te largohej me vrap, por u neutralizua nga efektivet e policisë, te cilët kishin rrethuar vendin ku u be ndërhyrja.

Në momentin e kapjes ai iu prezantua Policisë si shtetas kosovar me identitetin Semir Koca, i cili dispononte një Pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.

AKUZAT

Klement Çala u arratis nga Bur.gu i Trikallas në Greqi, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013-ën. Autoritetet Greke e kane shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për:

Pjesëmarrje në organizatë kri.minale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpër.thyese dhe ar.mëve; grabitje me ar.më në bashkëpunim;

vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare; vjedhje/grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur; tentativë vr.asje në kuadër të konkurrencës kri.minale në bashkëpunim; etj.

Nëse akuzat e ngritura nga shteti Grek vërtetohen nga autoritetet greke, ky shtetas rrezikon dënimin maksimal të mundshëm “burgim të përjetshëm” për veprat e mësipërme.

ARRATISJA NGA BURGU NE GREQI

Me date 22.03.2013, persona te panjohur qe kishin hipur ne një makine tip VAN, i janë afruar territorit rrethues te bur.gut dhe, pasi janë diktuar nga policet e shërbimit të bur.gut, kanë dalë nga automjeti, duke mbajtur ar.me dhe bom.ba dorë dhe me përdorimin e tyre kane qëlluar kunder policeve dhe gardianeve te jashtëm te bu.rgut. Përleshja e ar.matosur ka zgjatur për rreth 30 minuta.

Gjate shkëmbimit të zjarrit, disa te burgosur të pavijonit C2 te bur.gut, kryesisht me origjine shqiptare midis te cileve dhe shtetasi nën hetim Klement Çala, te cilet me pare kishin prere kangjellat e dritares, kane dale ne territorin e brendshëm te burgut, janë ngjitur ne tarrace duke përdorur shkalle te sajuara dhe te përshtatura dhe kane dale nga bu.rgu duke kapërcyer edhe rrethimin e jashtëm.

Ka rezultuar se disa nga te burgosurit e arratisur jane larguar drejt godinave dhe te tjere jane larguar pasi kane hipur ne automjetin e tipit VAN.

Automjeti me te cilin ata jane larguar, eshte gjetur me pas i djegur ne nje zone bujqësore dhe ka rezultuar se ishte denoncuar i vjedhur ne dt. 19.03.2013. Ne ngjarje kane mbetur te pla.gosur dy prej gardianeve te burgut dhe nje prej te burgosurve shqiptare, shtetasi E. Sinani i cili me pas ka gjetur vdekjen ne dt. 02.07.2013, si rrezultat i plageve me ar.me zjarri.

Shtetasi Klement Çala nuk është kthyer me ne bu.rgun ku vuante dën.imin dhe ndaj tyre, nga Gjykata e Shkalles se Pare Trikala, është nxjerre urdheri i arrestit nr. 41/2013.

Nga materialet e dërguara ka rezultuar se ne Greqi shtetasi Klement Çala ka qene ne ndjekje penale, si i dyshuar për kryerjen e disa vepra penale te parashikuara nga Kodi Penal grek dhe konkretisht; “Vr.asjes me dashje” të kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e ar.mëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 238 e 25 i Kodit Penal, “Vjedhje me dh.unë” të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë “Vjedhje me ar.më” të kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” të kryer në bashkëpunim, të “Organizatës kri.minale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kr.iminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Artikulli paraprakLeku hedh sh**en përpjetë, por në këtë rast … Këngëtarja shqiptare tregon se për sa euro do bënte marrëdhënie me një biznesmen
Artikulli tjetër“Linda binjakë, më thanë se kishin vdekur, por burri”… Historia rrëqethëse e nënës që s’i pa kurrë fëmijët e saj