Matura Shtetërore, MAS bën njoftimin e rëndësishëm per formularin A1

Provimet e maturës po afrojnë për mijëra maturantë. Ndaj të gjithë ata maturantë të cilët nuk arritën të plotësojnë formularët e aplikimit për në universitet, do të kenë një shans të dytë. Me anë të një shkrese zyrtare, Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit ka njoftuar rihapjen e aplikimeve në fund të muajit maj.

Advertisements

Në këtë mënyrë të gjithë ata të rinj të pavendosur apo edhe ata që nuk e kanë shfrytëzuar fazën e parë për arsye të ndryshme, u ofrohet një mundësi e dytë. Ata do të kenë 5 ditë në dispozicion, përkatësisht nga data 27 maj deri në datën 31 maj, për të plotësuar formularin.

Aplikimet do të bëhen në rrugë elektronike në ambientet e shkollës.

Advertisements

Ja çfarë thuhet në njoftim:

Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesën të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur.”
Ndryshe nga vitet e kaluara, aplikimet për formularin A1 dhe A1Z, këtë vit nisën në fillim të muajit janar. Në rregulloren e bërë publike më herët nga Ministria e Shëndetësisë janë përcaktuar edhe rregullat bazë, që duhet të ndiqen nga maturantët.

Në muajin qershor do të nisë edhe sezoni i provimeve. Ndryshe nga vjet, ata do të kenë vetëm një provim me zgjedhje.

Ndërkohë që për të mos lënë asnjë derë të hapur për ankesa, Ministria e Arsimit që në muajin tetor nxitoi të publikonte programet orientuese, duke iu dhënë mjaftueshëm kohë maturantëve që të përgatiten mbi atë çka i pret në muajin qershor.

Artikulli paraprakPasi Klani e ‘hodhi’ ne rrugë, Alesia Bami hap biznesin e saj, ndryshimi drastik i jetës pas pushimit nga puna(FOTO)
Artikulli tjetër‘’Do hyjnë, e them unë se do hyjnë’’/ Ngjela thyen gotën teksa flet për opozitën dhe bën atë që s’pritej