Edhe dita e sotme ashtu si dje, parashikohet të ketë mot me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.
Advertisements
Sipasaj që parashikon IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në disa qarqe të vendit priten reshje mbi mesataren, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e shtrëngatave në zonat malore.
Sa i përket temperaturave, maksimalja pritet të arrihet në vendet e ulëta, 15 gradë celsius, ndërsa minimalja 4 gradë në zonat malore.
Advertisements
RESHJET
Sot (e premte dt.12) priten reshje në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
TEMPERATURAT
Sot (e premte dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 17 °C
në vendet e ulëta: 8 /15 °C
në vendet malore: 4 / 13 °C
ERA
Sot (e premte dt.12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit