Sot e kundërshtojnë, por plani i Bashës në 2013: Do ndërtonte shkollë në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz(Dokument)

Pavarësisht se PD-ja proteston sot, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin 2013, në Planin Urbanistik të Bashkisë së Tiranës hartuar nga Lulzim Basha, dikur kryetar bashkie, e sot kryetar i PD-së. Madje, jo vetëm kaq, por shkolla parashikohej të ndërtohej pikërisht në të njëjtin vend ku sot PD-ja proteston kundër ndërimit të saj.

Advertisements

Dy ditë më parë, Partia Demokratike organizoi një protest kundër ndërtimit të shkollës së re në Kodër-Kamëz. Në krye të protestës dhe organizator i saj ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, si dhe ish deputetë të PD, të cilët u shprehën ashpër kundër ndërtimit të kësaj shkolle, që do t’iu shërbejë qindra fëmijëve të asaj zone, me pretendimin se prek hapësirat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Advertisements

Por, pavarësisht se PD-ja proteston sot, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin 2013, në Planin Urbanistik të Bashkisë së Tiranës hartuar nga Lulzim Basha, dikur kryetar bashkie, e sot kryetar i PD-së. Madje, jo vetëm kaq, por shkolla parashikohej të ndërtohej pikërisht në të njëjtin vend ku sot PD-ja proteston kundër ndërimit të saj.

Por, më i çuditshëm është fakti se Plani Urbanistik i vitit 2013 i Bashës ka marrë më parë pëlqimin dhe miratimin e vetë Jamarbër Malltezit, i cili ka bërë vlerësimin e ndikimit mjedisor të atij plani. Pra, dhëndri i Berishës, në vitin 2013 jepte OK-in për ndërtimin e shkollës në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz, kurse sot e kundërshton këtë projekt, të firmosur po nga ai vetë, disa vite më parë.

Artikulli paraprakE mbani mend aktorin që luante rolin e Taulantit që kërkonte motër, ja si duket ai sot(Foto)
Artikulli tjetërDitëlindje e “çmendur” e milionerit shqiptar, por kush është bukuroshja që e shoqëroi në festën luksoze(Foto)