Italia kujton sot tragj.edinë e tërmetit që 10 vite më parë goditi qytetin e Aquilas e tërë territorin e rajonit të Abruzzos.
Advertisements
Rreth orës 03:32 të mëngjesit të 6 prillit 2009 një lëkundje sizmike 5.9 ballë shkaktoi 309 vik.tima e mbi 1700 të pla.gosur mes tyre edhe emigrantë shqiptarë e kosovarë.
Gjatë natës duke u gdhirë mëngjesi i sotëm, kryeministri italian Giuseppe Conte e autoritete të larta të shtetit e të qeverisjes lokale, zhvilluan në rrugët e Aquilas një manifestim të heshtur me pishtarë e qirinj në duar e nën 309 tingujt e këmbanës për të kujtuar 309 vik.timat e kësaj tra.gjedie.
Advertisements
“Kanë kaluar 10 vite e kemi detyrimin e memories. Prania ime këtu është dëshmi se pla.ga e komunitetit lokal është një plagë për të gjithë kombin”, u shpreh kryeministri Conte.