Surprizat e motit s’kanë të mbaruar, ja cfarë pritet të ndodhë sot

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke kushtëzuar vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Më të dukshme mbeten në zonat veriperëndimore duke gjeneruar reshje shiu, të cilat do të vijojnë deri në mesditë.

Advertisements

Ndërsa pasditja dhe nata do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, por herë pas here do të ketë dhe kthjellime të

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, ndërsa mesdita do të sjellë rritje, duke bërë që vlerat minimale dhe maksimale të luhaten nga 3°C deri në 24°C.

Advertisements

Era do fryjë mesatare deri e fortë në brigjet detare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Artikulli paraprakErik Fullani kapet sërish “mat” me vajzën e deputetes, por pse po e mbajnë të fshehtë lidhjen(FOTO)
Artikulli tjetërDitën punonte në ndertim, ndërsa natën shpërndante dro.gë, arrestohet shqiptari në Itali