Shqipëria zbret në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet

FIFA ka përditësuar renditjen e për Kombëtaret e Futbollit. Surpriza më e madhe është Belgjika, e cila mban vendin e parë e ndjekur nga Franca.

Advertisements

Edhe pse “gjelat” arritën të ngrinin trofeun e Kupës së Botës si dhe ishin finalistë në Europianin e 2016-ës, sërisht nuk gjenden në majën e klasifikimit.

Treshja e parë mbyllet me Brazilin, duke u bërë kështu Kombëtarja e cila renditet më lart nga Amerika Latine. Po nga ky kontinent, në pozicion të 6 gjejmë Uruguain. Ndërkohë dhjetëshja mbyllet nga Kombëtarja e Danimarkës.

Advertisements

Ndërkohë Kombëtarja shqiptare ka humbur një pozicion duke u renditur në vendin e 62. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Kosovën, e cila vazhdon të ngrihet. Dardanët kanë fituar tre pozicione, duke u ngjitur në vendin e 127.

Zhgënjyese renditja ishte për Kombëtaren Gjermane, e cila humbi shumë në renditje, pas paraqitjes turpëruese në Botërorin e Rusisë.

Aktualisht “panzerat” renditen në vendin e 13. Renditja ishte zhgënjyese edhe për dy Kombëtare të tjera të mëdha si Argjentina dhe Italia, që renditen respektivisht në vendet 11 dhe 17.

Artikulli paraprakNdaloi për të ndihmuar dikë, shqiptari humb jetën në autostradë
Artikulli tjetërBen Blushi kryeministër i një qeverie tranzitore? Ja cfarë thuhet pas fotos që qarkulloi dje