Rrënqethëse! Nëna shqiptare tregon se si avokati homoseksual dhe kunati i saj i morën djalin 3 vjecar

Një nënë e re nga Shqipëria ka treguar se një person që është homoseksual i ka marrë fëmijën. Historia e saj fillon në qytetin e Lezhës në vitin 2015, ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj Ramazan Locin.

Advertisements

Laura ka treguar në emisionin “Pa gjurmë” se kur ajo ishte 3-muajshe shtatzënë, vëllai i bashkëshortit të saj Denisi, i cili jetonte me një person të komunitetit LGBT në Itali i ndihmojnë që ajo së bashku me burrin e saj të shkojnë drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Pasi mbërrin në Itali, Laura detyrohet që për arsye dokumentesh të bëjë celebrim me shtetasin italian, avokatin, Fabio Diodato që bashkëjetonte me kunatin e saj.

Advertisements

Pasi fëmija i Laurës lindi, avokati me të cilin ajo ishte martuar i jep atësinë e tij pa i treguar gjë Laurës. Djali i saj regjistrohet si Domeniko Gabriel Diodato.

Këtu nis edhe drama e Laurës, pasi kur doli nga spitali ajo nuk u lejua të kujdesej për djalin e saj. Nëna e avokatit italian ndërhynte shpesh në çështjen e fëmijës, ndërsa i kërkon Laurës të dilte nga shtëpia.

Më pas nëna shqiptare kërkoi ndihmë në polici dhe pasi u bënë analizat e ADN-së u pa se fëmija kishte prindër biologjik Laura dhe Ramazan Loci.

Pas kësaj Laura transferohet në një kishë bashkë me djalin dhe më pas në një komunitet për gra me probleme, deri në përfundim të procedurave lidhur me rastin.

Ajo jetoi gati për dy vite e gjysmë në këtë vend. Teksa seancat gjyqësore vazhdonin kunati i saj Denisi dhe bashkëjetuesi i tij shtetasi italian Fabio Diodato thanë se Luara dhe burri i saj ua kishin ‘’shitur’’ fëmijën.

Laura nuk e njihte mirë gjuhën italiane dhe nuk i dhanë as përkthyes. Ajo thotë se i thanë se duhet të linte komunitetin ku jetonte ndërsa fëmija do të qëndronte në Itali, pasi ajo nuk plotësonte kushtet.

Pas daljes nga komuniteti Laura mbeti mes të katër rrugëve, ndërsa avokati italian dhe kunati i Laurës çështjen e hodhi në Gjykatën e Apelit për të marrë fëmijën.

Aktualisht Laura ndodhet në Shqipëri dhe ajo thotë se avokatja e çështjes ia ka thënë se djali është birësuar.

Prej 6 muajsh ajo nuk e ka parë dhe nuk ka asnjë informacion për djalin e saj 3-vjecar. Për herë të fundit ajo e takoi atë më 16 tetor të vitit 2018.

Artikulli paraprakPas ekzekutimit të dy vëllezërve në Shkodër, kërcënohen me jetë trajneri dhe administratori i klubit të Vllaznisë nga persona …
Artikulli tjetërSa shkonte në shtëpi e rrihte dhe i thoshte gruas ku e ke dashnorin, si ia bëri jetën ferr për dy vite gruas shqiptari