Pas ekzekutimit të dy vëllezërve në Shkodër, kërcënohen me jetë trajneri dhe administratori i klubit të Vllaznisë nga persona …

Nuk kanë fund skandalet në Shkodër. Pas Ernest Gjokës, kësaj here pre e kërc.ënimeve kanë rënë trajneri aktual Agim Canaj dhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici.

Advertisements

Mësohet se ky i fundit ka marrë kër.cënime në lidhje me ecurinë e klubit kuqeblu, por edhe me futbollistë të caktuar, për të cilët Licit i është bërë presion se duhet të aktivizohen me patjetër në formacion.

Sipas “Panorama Sport”, menjëherë pas kësaj situate të pakëndshme, administratori ka njoftuar, kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila është njëkohësisht dhe presidentja e klubit, teksa është vendosur pezullimi i seancës stërvitore.

Advertisements

Ademi ka thirrur drejtuesit në një mbledhje urgjente, për të diskutuar rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar. Pritet që në minutat në vazhdim, klubi të dalë edhe në një reagim zyrtar.

Artikulli paraprakBasha “braktis” protestën! Ja ku ndodhet kryetari i Opozitës
Artikulli tjetërRrënqethëse! Nëna shqiptare tregon se si avokati homoseksual dhe kunati i saj i morën djalin 3 vjecar