Në lidhje me ngjarjen e rëndë të Shkodrës ka reaguar nga studiot e emisioneve live edhe gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha.
Advertisements
Ai tha pak ditë më parë se Policia e Shkodrës është kthyer në ndërmarrje funerale, teksa policia thjesht mbledh kufo.mat pas v.rasjes në rrugët e qytetit.
Hoxha shton se të gjithë i njohin vr.asësit dhe se zinxhiri drejtues i Policisë në Shkodër duhet të dorëhiqet pasi nuk ka zbardhur asnjë nga vr.asjet që ka ndodhur në këtë qytet.
Advertisements
Vëllezërit Bilali shënuan vikt.imat numër 10 dhe 11 të ndodhur në qytetin verior, me asnjë autor para drejtësisë.
Hoxha ka shtuar se Shkodra ka futur skemën e vr.asjeve me klering dhe të gjithë i dinë hallkat e zinxhirit të një atentati nisur që kush do jetë vik.tima e radhës e deri tek ekzek.utori dhe porositësit. Ai ka shtuar se nuk është hera e parë që kër.cënohet kryetarja e bashkisë Shkodër.
Gazetari u shpreh:
Situata për fat të keq nuk është ajo që të gjithë do të donim të ishte. Sigurisht nuk është një situatë që ka nisur dje apo pardje. Por ky seria vr.asjesh në Shkodër ka një zanafillë. Ngjarjet e fundit ishin ngjarje të paralajmëruara. Unë nis nga ngjarja e 15 Korrikut për shkak të zhvillimeve që ka pasur në Shkodër. Megjithatë ngjarja që e nisi serinë e vr.asjeve ishte ngjarje tek festa e Policisë së Shtetit më 13 Janar.
Ndërsa drejtori i policisë së qarkut dhe kryetarja e bashkisë ishin në ceremoni për festën, një shpërthimi i fuqishëm i cili ishte një akt i mirëfilltë terr.orist dhe vetëm fati bëri që të mos kishim një numër të madhe vik.tima njerëzore. Patëm shumë të pla.gosur por për fat të mirë nuk pati të vde.kur. Ajo është një ngjarje që pati një zhvillim pas për shkak të përfshirjes dhe intensitetit të hetimeve. Është një ngjarje pothuajse e zbuluar tërësisht sepse ka një numër të madh të arrestuarish, dihet kush janë ekze.kutorët, dihet kush janë ndihmësit. Pak a shumë ka një orientim se kush janë porositësit.
Pra është e kompletuar si ngjarje. Shkodra pati një situatë nga Prilli deri në 15 Korrikun e viti të kaluar një situatë qetësie për shkak të një marrëveshje dhe një pakti që pati mes dy grupeve kryesore. Por në mesnatën e 15 Korrikut ku u ekzekutua panë pallatit të vet ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci që aty e pas patëm një eskalim të menjëhershëm të situatës. Sot ne dëgjomë kryetaren e bashkisë që thotë se jam e kërc.ënuar dhe po e pohon, por ajo nuk është kërc.ënuar sot por është kër.cënuar edhe më parë por nuk ka folur. E rëndësishme është që janë ndërgjegjësuar të gjithë njerëzit atje. Deri tani ngjarjet në Shkodër kanë një logjikë dhe prandaj po i quajmë seria dhe janë pak e shumë drejt të njëjtit skenar, prandaj i kemi këto ngjarje pa autor.
Unë nuk e quaj të pamundur që të zbulohen por mendoj se duhet të ishte i njëjti angazhim sikurse ndodhi pas ngjarjes së 13 Janarit në mënyrë që efekti të ishte ai që duhej. Më 5 Shtator të vitit të kaluar dhe më 23 Shtator kemi patur dy operacione të forcave speciale të shkuara nga Tirana atje. Për herë të parë forcat RENEA ndërhynë në të dyja lagjet Dobraç dhe Kiras, ku janë vendqëndrimet e dy grupeve kryesore atje. Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur deri më tani në Shkodër dhe prandaj është kjo atmosferë rëndë në atë qytet dhe komuniteti nuk përfshihet në atë histori dhe kemi grupe të ndara qartazi është për shkak se dihet se kush është pas këtyre ngjarjeve.
Dihet kush është i interesuar që të ndodhin këto ngjarje dhe duket kush është organizator apo porositës i këtyre ngjarjeve. Dhe pastaj ngelemi të gjejmë ekz.ekutorët të cilët nuk janë gjetur. Por Shkodra ka futur në skemë tjetër në kr.im në Shqipëri, kryesisht në skemën e vr.asjeve me klering. Pra me vrasës që vijnë nga vende të tjera jo vendali, në shkëmbim të vrasave po nga Shkodra që shkojnë që shkojnë për të bërë llogari të grupeve të tjera në zona të tjera. Kri.met më të vështira për t’u zbardhur janë kr.imet që nuk kanë një logjikë”.