Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-drejtuesit të Prokurorisë, Adriatik Llalla, i cili kundërshtoi zgjatjen e afateve të hetimit.
Advertisements
Gjykata la në fuqi vendimin e Prokurorisë dhe hetimet për Llallën, do fa vazhdojnë edhe 3 muaj të tjera. Kujtojmë se, ish Prokurori i Përgjithshëm, akuzohet për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe shpërdorim detyre.
Rreth një dy më parë, Krimet e Rënda zgjatën me 3 muaj afatin e hetimeve, ndërsa me anë të një kërkese të regjistruar në datë 25 mars në Gjykatë, Llalla, kërkon mbylljen e tyre, duke e konsideruar të padrejtë vendimin.4-Adriatik-Llalla-600×360
Advertisements
Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.
Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vetingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vetingu dhe sigurisht në këtë pkë ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla fitoi.
Pasuritë që iu sekuestruan Llallës
Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;
Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme.
Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë.
Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë”.
Panorama