I dënuar me 25 vite bu.rg për vr.asjen e grekut, kapet pas 18 vitesh në Shkodër(Emri)

SHKODËR- Kapet pas 18 vitesh në kërkim Ilir Bajrami. Ai është i dënu.ar me 25 vite bu.rg për vr.asje.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Shkodër
Finalizohet operacioni policor “Gjurmimi”
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dën.uar me 25 vite bu.rg për vr.asje.

Advertisements

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dën.uar me 25 vite bu.rg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,.
Shtetasi Ilir Bajrami ka vr.arë me mjet prerës (thike) një shtetas Grek.
Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vr.asja me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Dosja

Artikulli paraprakShkatërrohet grupi i strukturuar kriminal në Itali, në pranga 9 persona mes tyre dy shqiptarë(Detaje)
Artikulli tjetërGent Cakaj me “Dorë të hekurt”, 38 konsuj nderi privilegje të pajustifikueshme, do t’u hiqen targat CD