“Pasi ta qëllosh, merri makinën”/ Arrestohet maturanti që u porosit për vr.asjen me pagesë(Emri)

Policia e Lezhës ka parandaluar një vr.asje me pagesë, që ishte planifikuar nga një 43-vjeçar nga fshati Shënkoll, duke vënë në pranga ekze.kutorin dhe personin që i kishte ofruar para për realizimin e kr.imit.

Advertisements

Burime zyrtare të Policisë thanë se është arrestuar një 18- vjeçar nga Gramshi e banues në Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e vr.asjes, si dhe personi që dyshohet të jetë porositësi. Burime nga grupi hetimor thanë se adoleshentit me iniciale S.H. i ishin premtuar 5 mijë euro nga shtetasi M.K. për të vr.arë një person nga fshati Rrilë i Lezhës, si dhe për t’i grabitur edhe një fuoristradë që ai kishte në përdorim. Megjithëse nga të dhënat e para dukej si një plan për gra.bitje, burime nga grupi hetimor thanë se qëllimi nuk ishte makina, por pl.agosja ose vr.asja e shtetasit nga fshati Rrilë, pasi dyshohet se porositësi ka pasur një konflikt të mëparshëm me të.

Adoleshenti i arrestuar në Lezhë, të cilit i ishin premtuar 5 mijë euro për vr.asjen e një personi, ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”. Kjo masë ishte dhënë nga Gjykata e Elbasanit për 18-vjeçarin S.H. nga Gramshi, i arrestuar pak kohë më parë për një vjedhje me ar.më. Megjithatë, Gjykata kishte bërë një lëshim për të, duke qenë se ishte maturant dhe për t’i dhënë që të ndiqte shkollën, e kishte lejuar që të dilte nga shtëpia nga ora 08:00 deri në orën 13:00. Kjo rrethanë lehtësuese ishte dhënë nga Gjykata, që adoleshenti të mos pengohej në ndjekjen e studimeve. Megjithatë, ai duket se e ka shfrytëzuar për të vazhduar aktivitetin e tij kriminal. Ende nuk dihet se si mund të jetë kontaktuar 18- vjeçari nga shtetasi M.K. nga Shënkolli, megjithatë burimet thanë se nga të dhënat e siguruara në rrugë operative, rezulton se ata kanë komunikuar për realizmin e vr.asjes 2 ditë para arre.stimit.

Advertisements

OPERACIONI

Policia e Lezhës njoftoi dje se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Porosia”, duke u parandaluar një ngjarje e rëndë kri.minale. Sipas të dhënave, është parandaluar një tenta.tivë për vr.asjen e një personi dhe grabitja e makinës së tij. Gjatë operacionit janë sekuestruar mjetet që do shërbenin për kri.min, një ar.më zjarri, municion luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët. Në pranga kanë rënë dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në banesë”, për vjedhje me armë. Më datë 30.03.2019, strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë, falë marrjes në kohë të informacionit për një ngjarje të rëndë kriminale që do të ndodhte gjatë natës në fshatin Rrilë, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Porosia”.

Policia tha se pas një pune të mirëorganizuar dhe ndërhyrjes së guximshme të agjentëve të Policisë Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve S.H., 18 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan dhe M.K., 43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll të Njësisë Administrative Shënkoll.

POROSIA

Sipas Policisë, shtetasi S.H. ishte porositur nga shtetasi M.K. më datë 30.03.2019, që gjatë orëve të vona të natës të qëllonte me ar.më zjarri në drejtim të një shtetasi me banim në fshatin Rrilë të Bashkisë Lezhë. Për arsye hetimi, policia nuk bëri të ditura gjeneralitetet e tij. Pasi ta kishte qëll.uar, ai ishte porositur që t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për t’u larguar.

Në përfundim të të gjithë punës, personi që e kishte porositur i kishte premtuar 18- vjeçarit shumën prej 5 mijë eurosh. “Falë m01arrjes në kohë të informacionit si dhe zhvillimit të operacionit ‘Porosia’, rreth orës 20:00, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë është kapur në flagrancë shtetasi S.H., në fshatin Rrilë të Njësisë Administrative Shënkoll, në afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov”, tha zyrtarisht Policia. Dy të arrestuarit akuzohen për “Vr.asje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në ten.tativë”, në ngarkim të shtetasit M. K., ndërsa “Vr.asje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ar.mëve”, në ngarkim të shtetasit S.H..

PANORAMA

Artikulli paraprakDo vini duart në kokë! Ja sa kushton prerja e flokëve nëpër botë
Artikulli tjetërShkatërrohet grupi i strukturuar kriminal në Itali, në pranga 9 persona mes tyre dy shqiptarë(Detaje)