Alien ne Fier! Çiljeta Xhilaga tregon tmerrin që i ndodhi: Me dridheshin këmbët …

Prania e jashtëtokësorëve në Tokë ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë shumë e diskutuar dhe mbi të gjitha me plot mister në të gjithë botën.

Advertisements

Ditën e djeshme në në rubrikën “Escape” në “ E Diell” u fol për histori të pazakonta në shtetin e Kosta Rikës, ndërsa këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndau me teleshikuesit një ekperiencë personale në lidhje me këtë dukuri.

“Para disa vitesh doli lajmi që në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh dhe është djegur toka. Pas një jave nga publikimi i këtij lajmi, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe, teksa udhëtoja, shihja një dritë të kuqe, por që nuk pulsonte.

Advertisements

Drita ndërkohë vetëm lëvizte dhe kuptova që s’ishte sinjal i ndonjë avioni, por u ul në një distancë jo shumë të largët dhe vura re që ajo rrotullohej tërë kohës. Objektin nuk e shquaja dot për shkak të errësirës dhe pata një emocion shumë të madh. Mbaj mend që nuk e shtypja dot freksionin e makinës se më dridheshin gjunjët”- rrëfen Xhilaga.

Këngëtarja shtoi në fund se këtë histori nuk e ka thënë asnjëherë në publik, sepse mund t’u dukej e pabesueshme, por fakti që ka qenë me mamanë e saj, e cila pohon po të njëjtën gjë, e bën më të vërtetë.

Artikulli paraprakBebe Rexha emocionon gjithë fansat shqiptarë duke kënduar këngë popullore shqiptare(Video)
Artikulli tjetërDo vini duart në kokë! Ja sa kushton prerja e flokëve nëpër botë